Anketa debatuese: urgjente janë nevojat për demokratizim

Oct 01, 2019

naum.lokoski

Lajme

0

Në maj dhe qershor të këtij viti, Instituti për politikë evropiane – EPI, për herë të dytë implementoi anketë debatuese në bashkëpunim me Universitetin Stanford nga SHBA. Anketa debatuese është formë e veçantë e konsultimeve politike që kombinon teknikat e sondazhit të opinionit publik dhe diskutimit publik.

Ajo synon të paraqesë se si do të dukej opinioni publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët do të kishin mundësi të njihen më shumë me temën. Anketa debatuese i pasqyron preferencat dhe opinionet e qytetarëve si para ashtu edhe pas njoftimit të detajuar me temën.

Para mbajtjes së anketës debative, u realizua anketa e modelit reprezentativ prej 1200 të anketuarve nga i gjithë shteti në periudhë nga 15 deri në 31 Maj, 2019. Anketa debatuese dy ditore u mbajt më 22 dhe 23 qershor në hotel “Kontinental”, Shkup. 130 pjesëmarrës debatuan në 11 grupe të moderuara. Diskutuan për gjendjen e zhvillimit demokratik në shtet, duke u fokusuar në dy tema: institucione demokratike dhe barazi për të gjithë. Grupet e modereuara përgatitën dhe u parashtruan pyetje panelistëve, që ishin pjesë e sesioneve plenare të përbëra nga eskpert, akademik dhe politikanë të këtyre fushave.  Sesionet plenare ishin vetëm me pyetje dhe përgjigje, dhe të dy ditët ishin të transmetuara në dy stacione nacionale telivizive,  TV Sitel dhe TV21.

Pjesa më e rëndësishme e debatës ishte rritja e nivelit të dijes së pjesëmarrësve. Debata rriti numrin e pjesëmarrësve që mendojnë se refuzimi i ndihmës mjekësore për shkak të orientimit seksual (16%), refuzimi i shërbimeve për shkak të përkatësisë etnike (6%) dhe ndalim i punësimit për shkak të përkatësisë etnike (7%) është joligjore nën standardet minimale të BE-së.

Pjesëmarrësit si para ashtu edhe pas debatës mbesin me perceptimin se është i nevojshëm demokratizim urgjent dhe me perceptimin se janë të nevojshme reforma në sistemin gjyqësor.

Rezymenë me rezultatet nga anketa debatuese mund t’i shikoni këtu 

Infografin me rezultatet mund ta shikoni këtu 

Projekti “Debata nacionale demokratike – promovimi i tranzicionit të suksesshëm demokratik në Maqedoni” u implementua nga EPI me mbështjetje të National Endowment for Democracy.

Comments are closed.