Rekomandimi i pakontestueshëm – Data e pasigurtë
Fryma e Marrëveshjes së Prespës e përshkon pakon e përgjithshme të zgjerimit. Nga njëra anë, kjo është një njohje për vendimet e vështira politike dhe për përcaktimin e qartë të vendit tonë në rrugën drejt BE-së. Nga ana tjetër, kjo Marrëveshje është një mundësi që të jetësohet politika edhe ashtu e brishtë për kushtëzimin përmes ruajtjes së momentit pozitiv që krijohet në rajon, por edhe më gjerë. Aq më tepër, ky vit është një test për BE, për Strategjinë e tij për Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e tij, i cili në masë të madhe varet nga realizimi i politikës rigoroze por të drejtë, si dhe aplikimi i parimit të meritës të vendeve gjatë vlerësimit të arritjeve të tyre dhe, para së gjithash, për fillimin e negociatave me vendin tonë.
Duke i marrë parasysh deklaratat e Komisionerit Han, të cilat i paraprinë Raportit, përmbajtja e tij nuk është befasi. Raporti i validizon arritjet kryesore në politikën e jashtme lidhur me zgjidhjen e kontesteve bilaterale dhe prioriteteve kryesore të reformës. Ky vit, përveç se është një udhërrëfyes për reformat e brendshme, Raporti synon kryesisht t’i bindë vendet anëtare se vendi ynë duhet t’i filloj menjëherë negociatat.
Pas një dekade rekomandime për fillimin e negociatave, këtë vit, rekomandimet për fillimin e negociatave, megjithatë janë më të ndryshme, “më të pastra”, “të qarta si kristali”, pa kushte plotësuese, nuk ka pengesa dhe ka frymë shumë pozitive. Këtë vit, vendi ynë apostrofohet si shembull për hapat e ndërmarrë pozitivë dhe progresin përmes kritereve kyç për anëtarësim. Megjithatë, qasja e këtillë nuk do të thotë se obligimet tona janë plotësuar, por na vë në një shteg akoma më të vështirë për ruajtjen e imazhit pozitiv përmes reformave më të qëndrueshme për çështjet kyçe të pasqyruara në qasjen “fillimisht bazat” dhe gjashtë iniciativat e Strategjisë për Ballkanin Perëndimor.
Progres është shënuar në vendosjen e lidhjeve dhe frenave në tri shtyllat e pushtetit, konsolidimi i demokracisë, vendosja e pavarësisë së gjyqësorit, formimi i Komisionit Anti-Korrupsion, zgjedhje të ndershme presidenciale. Megjithatë, Komisioni e përsërit sugjerimin e vitit të kaluar për “qasje të fuqishme” në Kapitullin 23 – Jurisprudenca dhe të drejtat themelore, Kapitullin 24 – Drejtësi, liri dhe siguri në vend. Në këtë proces, edhe përkrah fokusit të kuptueshëm të deritanishëm dominant të vendimeve dhe hapave politikë, nuk duhet të neglizhohet marrja e obligimeve për anëtarësim dhe veçanërisht harmonizimi me acquis në të cilin nuk ka zhvendosje të konsiderueshme në krahasim me vitin e kaluar. Nevojitet të ndërmerren masa urgjente për fuqizimin e kapaciteteve për harmonizimin me acquis-dhe paralelisht me këtë përmbushjen e kritereve administrative dhe politike.
Rekomandimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut është bindës. Tani pikëpyetja e madhe nuk është “çka” por “kur” mund të presim. Sipas konkluzioneve të Këshillit të BE nga qershori i vitit 2019, vendimi për datën lidhur me Konferencën Ndërqeveritare me të cilën duhet të fillojnë negociatat duhet të miratohet në qershor, ndërsa data të jetë deri në fund të këtij viti. Këshilli i BE-së duhet ta ngarkoj Komisionin që të përgatis kornizë negociuese.
Afati deri në fund të vitit për konferencë ndërqeveritare tani për tani nuk vihet në pikëpyetje, por në pikëpyetje vihet ky qershor si afat për caktimin e datës konkrete të Konferencës. Shtetet anëtare tanimë nuk kanë pretekste për mangësitë e palës maqedonase – Raporti i Komisionit e pamundëson një gjë të këtillë.
Shqetëson vetëdija e ulët e shteteve anëtare të BE-së në rast të mospërmbushjes nga ana e tyre të obligimeve të ndërmarra ndaj Maqedonisë së Veriut për pasojat e mundshme në rajon, madje edhe më gjerë. Pasojat e mundshme për shtetin janë motivimi i ulët për reforma, nxitja e klimës për ndarje politike, madje edhe krizë e mundshme politike.
Për shkak të këtyre rreziqeve, ndërsa pavarësisht të njëjtave, Qeveria duhet t’i vazhdojë impenjimet diplomatike të udhëzuara mirë dhe të vazhdojë me reformat, por në kuadër të strategjisë qartësisht të përcaktuar me prioritete qartësisht të inkorporuara nacionale.