Raporti për ndjekjen e RAP në Maqedoni-2017/2018
Reforma në administratën publike është vërtetuar si një nga sferat më të rëndësishme në udhëtimin e çdo shteti kah anëtarësimi në BE. Si reformë gjithëpërfshirëse dhe komplekse, RAP ndiqet dhe vlerësohet nëpërmjet parimeve të SIGMA për administratën publike, të zhvilluara nga OECD/SIGMA dhe të miratuara nga BE. Keto parime përshkruajnë administratën e mirë nëpërmjet aftësisë së saj të jep shërbime në mënyrë transparente, efikase dhe efektive, duke mbështetur në të njëjtën kohë zhvillimin socio – ekonomik. Duke pasur parasysh shtypjen e madhe të jashtme për reforma me rezultate të qarta në RAP, shtypja nacionale për administratë më të mirë është e një rëndësie të veçantë për tu krijuar kërkesa për reforma në momentin kur kushtëzimi i jashtëm do të zvogëlohet për shkak të procesit të aderimit. Organizatat qytetare, me njohurinë lokale të funksionimit të administratës, mund të jenë bartës të këtyre aksioneve për përfaqësim të drejtuar kah administrata më e mirë. Monitorimi i pavarur për ndjekjen e RAP dhe dialogu me qeveritë i bazuar në fakte, është qasja më e mirë që të realizohet ky qëllim. Ky punim është i qasshëm në gjuhën maqedone dhe angleze.