Bashkëpunimi Justitia: Rifitimi i besimit të qytetarëve
Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI), implementon projektin “Bashkëpunimi Justitia: Rifitimi i besimit të qytetarëve”
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në kthimin e besimit të qytetarëve në sektorin gjyqësor nëpërmjet kyçjes së organizatave qytetare në reformat qënjësore.
Qëllime specifike:
1. Sigurimi i ndjekjes së strukturuar dhe kontribut gjithpërfshirës nga ana e shoqërisë civile në implementimin e Strategjisë për reforma në sistemin gjyqësor.
2. Përforcimi i kapaciteteve të organizatave qytetare dhe palëve të interesuara nga sistemi gjyqësor për pjesëmarrje në procesin e reformave në sistemin gjyqësor përmes shkëmbimit të përvojave, duke përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave më të mira të BE-së.
3. Mbështetje dhe promovim të dialogut për reforma në sektorin gjyqësor në mes organizatave qytetare, palëve të interesuara dhe qytetarëve, nëpërmjet përfaqësimit të politikave publike.
Rezulatet e pritura:
R1: Shoqëria civile punon së bashku me institucionet publike për të monitoruar dhe zbatuar Strategjinë e Reformës Gjyqësore.
R2: Njohuri të avancuara dhe ekspertizë e organizatave qytetare dhe institucioneve në sferën e sistemit gjyqësor për praktika më të mira rajonale dhe të BE-së lidhur me sektorin gjyqësor, si dhe përforcimin e kapaciteteve të tyre për pjesëmarrje aktive në zhvillimin e reformave, zbatimin dhe ndjekjen dhe/ose evaluimin;
R3: Përfaqësim i përmirësuar i politikave publike nga ana e organizatave qytetare dhe institucioneve në sferën e sektorit gjyqësor para vendimmarrësve dhe qytetarëve.
Kohëzgjatja e projektit: 21.12.2018 – 20.06.2021
Buxheti: 219.804,18 EUR
Donator: Sektori për finansim qëndror dhe nënshkrimit të kontratave Ministria e finansave – Intrumentet për ndihmë para – aderuese (IPA II) 2014