Rrjeti 23 – Rrjetësim për ndikim (NETWIT 23)
Institutit për politikë evropiane – Shkup (EPI) filloi me zbatimin e projektit Rrjeti 23 – Rrjetësim për ndikimin (NETWIT 23) më 15 maj, 2018.
Qëllimi i përgjithhsëm i projektit është të kontribuojë në zmadhimin e ndikimit të shoqërisë civile në krijimin e politikave në Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, në kontekst të integrimit evropian.
Projekti ka tre qëllime specifike:
Q.1: Zmadhimin e kapacitetit të shoqërisë civile për rrjetësimin në sferën e Kapitullit 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore;
Q.2: Zmadhimi i kontributit të organizatave civile në politikat publike nga Kapitulli 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, përmes monitorimit të përmirësuar në bazë të fakteve dhe rekomandimeve për politikë;
Q.3: Përmirësimi i dialogut mes organizatave civile dhe institucioneve me qëllim përmirësimi i politikave publike në Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore.
Proekti është formuluar pjesërisht si kofinansim i projektit egzistues “Rrjeti 23+”, që finansohet nga Bashkimi Evropian, dhe pjesërisht si vazhdimësi e tij, me çka shumëzohen efektet e projektit egzistues. Ky projekt mbështet qëndrueshmërinë e Rrjetit 23 që njihet si platformë udhëheqëse të organizatave civile në këtë sferë të publikut dhe vendimarrësve.
Projekti do të kontribuon që organizatat qytetare veçmë të rrjetësuara në Maqedoni të adaptohen me mjedisin e ndryshuar politik, që mundëson dijalog me institucionet përmes agjendës së re evropiane.
Kohëzgjatja e projektit: 14.05.2018 – 15.05.2019
Buxheti: 41.682 euro
Donator: Fondi ballkanik për demokraci dhe Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Beograd.