Anetaresimi në UE – monitorim dhe perfaqesim: Efektet e instrumenteve nga procesi për stabilizim dhe asocijim mbi integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal në BP6

Europianizimi i Ballkanit Perëndimor është vënë në hije për shkak të arsyeve të ndryshme nga të dy anët e procesit – nga BE dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor (BP). Sfidat e mbrendshme të Bashkimit Evropian (kriza ekonomike, kriza e migrantëve, rritja e euroskepticizmit, etj.) larguan për një kohë zgjerimin nga agjenda në Bruksel. Nga ana tjetër, mungesa e vullnetit politik, papërgjegjshmëria e elitave politike në BP dhe shfrytëzimi (nga disa bartës së vendimeve) i situatës egzistuese në BE shkaktoi stagnim në procesin reformues të shteteve të BP, dhe në disa raste dhe regres. Pas deklarimit të Junker në adresimin e gjendjes së Bashkimit, dhe lidhur me zgjerimin e BE-së në dekadën e ardhshme, u hap dirtare e re me mundësi të reja. Megjithatë, procesi i zgjerimit të BE-së dhe europianizimi i Ballkanit Perëndimor nënkupton përmirësimin e instruemnteve egzistuese për integrim, si Marrëveshjet pët stabilizim dhe asocijim (MSA) dhe CEFTA2006, si dhe rifillimi i naracionit pozitiv për zgjerim të BE-së.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuon në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përmes përmirësimit të instrumenteve për zgjerim më efektiv të BE-së.

Qëllimet specifike janë:

Të ofrohen dëshmi metodologjikisht korrekte për efektet e MSA dhe CEFTA2006 mbi shtetet e Ballkanit Perëndimor, në suaza të procesit të zgjerimit të BE-së;

Të mundësohet shfrytëzim më i madh i potencijaleve që i ofrojnë MSA dhe CEFTA2006 në shtetet e Ballkanit Perëndimor, mbi bazën e rekomandimeve konkrete lidhur me mekanizmat e pashfrytëzuara që i ofrojnë këto marrëveshje;

Të fillohet dialog për politika në raste konkrete për integrim të shteteve të Ballkanit Perëndimor në mes krujesëve të politikave në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.

Qëllimet do të arrihen përmes (a) hulumtim të politikave dhe (b) aktiviteteve për përfaqësim.

 

Rekomandimet për MSA dhe CEFTA2006 dhe dokumenti për politikë publike me tre skenare për zgjerim të BE-së kah Ballkani Perëndimor do të diskutohen me krijuesit e politikave dhe krijuesit e mendimeve në gjashtë evente publike, që do të mbahen në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, kurse mbledhje të mbyllura me krijuesit e politikave në nivel të BE-së do të mbahen në Bruksel dhe Berlin.

Kohëzgjatja e projektit: Tetor 2017 – Janar 2019

Partnerë në projekt: Lëvizja evropiane në Sërbi (Sërbi), Instituti shqiptar për studime ndërkombëtare (Shqipëri), Instituti për politikë evropiane – Shkup (Maqedoni), Instituti reinvest (Kosovë), Lëvizja evropiane në Mal të Zi (Mal i Zi).

Buxheti: 7500 euro

Donator: Projekti finansohet nga Ministria e punëve të jashtme të R.F. të Gjermanisë dhe Fondacionit shoqëri e hapur.

Post by epiadmin

Comments are closed.