Prezentim i analizës për vlerësimin e ndikimit të regullativës mbi Ligjin për gjykata
Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) organizoi diskutim dhe prezentim të verzionit punues të Analizës nga aplikimi i vlerësimit të ndikimit të rregullativës mbi Ligjin për gjykata. Në ngjarje morën pjesë drejtoresha e EPI, d-r Simonida Kacarska, ministrja e drejtësisë prof. d-r Renata Deskoska, kryetari i Shoqatës së gjykatësve dhe gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, d-r. Xhemali Saiti dhe Ivana Najdoska, koordinatore programi në Institutin për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS)
Rezultatet nga verzioni punues i analizës i prezentoi hulumtuesja m-r Iva Conevska.
Sipas ministres Deskoska, pothuajse janë implementuar të gjitha rekomandimet që janë dhënë nga ana e Komisionit Venecian. “Rekomandimet shtesë që i morëm këtë muaj nga Komisioni Venecian janë implementuar.” – potencoi ministrja e drejtësisë prof. d-r Renata Deskoska.
Si ndryshime kyçe në pjesën e Ligjit për gjykata, ministrja e drejtësisë Deskoska i përmendi ndryshimet që ju referohen bazave për vërtetimin e pergjegjësisë disciplinore tek gjykatësit. “Komisioni Venecian, që në vitin 2015 ka dhënë rekomandime për precizimin e bazave për përgjegjësi disciplinore me qëllim që të mundësojë pavarësi të gjykatësve, si dhe përgjegjësi për punë profesionale.”, theksoi ministrja Deskoska.
Sipas gjykatësit Saiti, gjykatësit kanë velerësim të keq në shoqëri, për atë shkak qëllimi i tyre është ta luftojnë këtë. “Reformat kanë zgjidhje të mira për menaxhimin e gjykatave, përmirësimin e statusit të gjykatësve, por pyetja kyçe egziston në finansimin buxhetor të gjykatave” – deklaroi kryetari i Shoqatës së gjykatësve dhe gjykatës në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, d-r. Xhemali Saiti.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme të shfrytëzohet ky moment, sepse do të jetë shumë vështirë të vijë ndonjë mundësi tjetër.“ Po hyjmë në reforma para-anëtarësuese, dhe egziston mundësia të bëjmë ndryshime të vërteta në gjyqësi”-shtoi Saiti.
Duke prezentuar analizën, Iva Conevska tha se edhe pse që nga viti 2014 e deri më sot, numri i gjykatësve në Republikën e Maqedonisë është zvogëluar, ai përsëri është mbi mesataren evropiane. “Por krahas asaj, një pjesë e gjykatave nuk do të mund të funksionojnë pa emërime të gjykatësve nga gjykatat e tjera. Qasja e qytetarëve deri tek gjykatat kufizohet për shkak të vendosjes së gjykatave themelore me kompetenca të zgjeruara.” – shtoi Conevska.
“Sipas të dhënave nga hulumtimi në teren me gjykatës nga katër rajonet e apelacionit, i nevojshëm është zmadhimi i numrit të viteve të përvojës të gjykatësve që të mund të avancohen gjykatësit. Ky është indikator për përvojën e gjykatësve dhe aftësinë e tyre për gjykim të drejtë” – theksoi Conevska.
Ivana Najdoska, koordinatore programi në IDSCS theksoi rëndësinë e implementimit të vlerësimit cilësor të ndikimit të rregullativës në përgatitjen e ndonji politike të caktuar apo në ndryshime ligjore. Ajo shtoi se VNR është proces që shumë rrallë implementohet nga shkaku se ligjet ndryshojnë shumë shpejtë. Gjithsesi, analizat krahasuese për VNR kanë për qëllim të afërsojnë procesin tek institucionet, organizatat dhe të gjitha palët e interesuara.
Proekti “Aplikimi i vlerësimit të ndikimit të rregullativës mbi Ligjin për gjykata” është i përkrahur nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” Shkup (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën për analiza ekonomike (CEA), në kuadër të proektit “ Vlerësimi i ndikimit të regullativës në hije: Promovimi i krijimit të politikave të bazuara në fakte”, finansuar nga Bashkimi Evropian.