Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO – kontribut në stabilizim dhe prosperitet në shtet

Dec 07, 2018

epiadmin

Lajme

0

Sot, Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) në hotelin Holidej Inn mbajti ngjarje debative dhe prezentim të hulumtimeve për aderimin e Maqedonisë në NATO, të titulluar “Në mes fakteve dhe trillimeve – çka do të sjellë aderimi i Maqedonisë në NATO?”. Panelist të ngjarjes ishin ministrja e mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë, Znj. Radmilla Sheqerinska, Z. Mile Boshkov nga Konfederata e Biznesit në Maqedoni, profesori inordinar d-r. Jugosllav Açkovski nga Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostoloski”, hulumtuesit e proektit m-r. Timurlenk Çekoviq dhe znj. Ivana Vellkovska dhe drejtoresha e EPI, d-r. Simonida Kacarska, si moderatore e ngjarjes.

Në fjalimin hyrës, ministrja e mborjtjes, znj. Radmilla Sheqerinska theksoi rëndësinë e këtyre hulumtimeve që vijnë nga sektori qytetar, ngase në këtë mënyrë jepet pikëpamje tjetër nga ajo e institucioneve që për së afërmi punojnë në procesin e integrimit në NATO. Në fjalimin e saj, potencoi që anëtarësimi në NATO dhe BE janë aktivitete komplementare dhe se ndikimi i përbashkët i këtyre proceseve integruese do të ndikojë në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe politik në Republikën e Maqedonisë.

Hulumtimi i m-r. Çekoviq fokusohet në përfitimet politike dhe të sigurisë nga anëtarësimi në NATO. Për atë qëllim, mes efekteve të tjera, janë analizuar edhe përfitimet nga bashkimi në aleancë ushtarake, marrëdhëniet në aleancë me Rusinë, si dhe analizohet edhe ndikimi i anëtarësimit në NATO mbi përmirësimin e indeksit global të paqes – IGP. Në hulumtim analizohen edhe rreziqet e sigurisë për Republikën e Maqedonisë, nga aspekti i çështjes së sigursië të Kosovës dhe krizës me migrantët.

Rezulatet nga hulumtimi janë se mbrojtja e sigurisë dhe paqes janë nji nga arsyet më të rëndësishme për të cilat Maqedonia duhet të hyjë në aleancë me shtete të tjera më të fuqishme dhe t’i marrë përfitimet ekonomike dhe të sigurisë, veçanërisht duke marrë parasysh rreziqet nga mosanëtarësimi. Përveç treguesve të tjerë, IGP si mjet i dobishëm dhe metodologjik për llogaritjen e rrezikut të sigurisë të vendit, tregon qartë se 15 shtetet –anëtare të NATO janë të ranguara ndër 30 shtetet më të mira në botë sipas IGP.

Në hulumtimin për përfitimet dhe sfidat ekonomike ekonomike, m-r Vellkovska ka bërë analizë krahasuese të Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Romanisë dhe Maqedonisë, për vërtetimin e implikimeve buxhetore, efektet mbi BPV dhe investimeve të huaja direkte (IHD), si dhe indikatorëve që i referohen sundimit të drejtë.

Sipas të dhënave nga shtetet e analizuara, vërehet rritje mesatare e BPV për 90% në periudhën e pesë viteve pas anëtarësimit në NATO, krahasuar me periudhën e pesë viteve para anëtarësimit në NATO dhe rritje mesatare e IHD për 292%. Megjithatë, nuk mund të vërtetohet se këto përmirësime janë pasojë direkte e anëtarësimit në NATO, nga shkaku se njëkohësisht shtetet kalojnë edhe nëpërmjet procesit integrues të Bashkimit Evropian dhe proceseve tjera të reformave strukturore. Egzistimi i korelacionit në mes këtyre ndryshimeve pozitive dhe anëtarësimit në NATO janë inkurajuese për nji shtet anëtar potencijal si Maqedonia.

Profesori inordinar d-r. Jugosllav Açkoski, foli për implementimin e SIARS projektit, si kontribut i rëndësishëm për sektorin qytetar, që mundësoi transferimin e të dhënave mjekësore nga luftëtarët në fushën e luftës, që më vonë mund të përdoren për nevoja qytetare. Açkoski gjithashtu theksoi edhe kontributin e NATO për zhvillimin e sektorit qytetar, si dhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO, veçanërisht për shtetet e vogla si Republika e Maqedonisë, që nuk kanë kapacitete të mëdha mbrojtëse.

Z. Mile Boshkov, theksoi se agjenda e NATO, në kuptimin e komunitetit të biznesit, paraqet biznis agjendë. Me anëtarësimin në NATO do të mundësohet hapësirë për kyçjen e komunitetit të biznesit, që do të mund të shërbejë kërkesën nga NATO. Përsëri, ai rekomandoi se komuniteti i biznesit në Republikën e Maqedonisë do të duhet më seriozisht të kuptojë nevojën e një përgaditjeje më të mëdha që të mund të përdoret ky potencijal. Njëkohëisht, z. Boshkov theksoi se NATO siguron stabilitet në udhëheqjen e biznesit dhe zhvillimin e ekonomisë në vend.

Në deklaratë për shtyp, drejtoresha e EPI, d-r Simonida Kacarska, theksoi se sipas përvojave të shteteve tjera që janë anëtarësuar në NATO në 10 vitet e fundit, ajo që duhet të presim është zhvillim i madh dhe rritje e fluksit të investimeve të huaja direkte. Gjithësesi, duhet të jemi të vëmendshëm, sepse një numër i madh i këtyre pritshmërive dhe efekteve varen nga vetë ne dhe nga zbatimi i reformave nacionale si dhe varen nga ajo se a do të mund të jemi në gjendje të stërvisim ekonominë vendore.

Pas prezentimit të hulumtimeve u hap debatë lidhur me përfitimet dhe sfidat nga anëtarësimi në NATO. Në event morrën pjesë përfaqësues të huaj, përfaqësues nga institucione, organizata qytetare dhe përfaqësues nga universitete.

Ngjarja u organizua si pjesë e projektit “Debatë qytetare për NATO”, projekt që e implementon Instituti për politikë evropiane – Shkup, finansuar nga Ministria e mbrojtjes. Qëllimi kryesor i proektit është të kontribohet në anëtarësimin në NATO përmes debatës të bazuar në fakte dhe argumente, që do të përmirëson kuptimin tek qytetarët për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Draft-hulumtimet mund t’i gjeni në linkun: http://bit.ly/2G14IM4.

Post by epiadmin

Comments are closed.