Debat publik në Këshillin nacional për eurointegrime për shfrytëzimin e fondeve të UEs

Nov 05, 2012

epiadmin

Ngjarje

0

Me qëllimim që të avancohet përfshirja parlamentare ne procesin e ndjekjes së shfrytëzimit të mjeteve nga fondet e  UEs, Instituti për politikë evropiane  filloi me realizimin e programit shumvjetor “ Ndjekja e IPA” në kuadër të së cilës përmes hulumtimeve të bazuara në fakte, ka pëe qëllim të nxit debatin public dhe të jep rekomandime konkrete të cilat do të mundësojne efikasitet të zmadhuar në shfrytëzimin e fondeve evropiane.

Ne kuadër të kësaj programe Instituti për politikë evropiane në bashkëpunim me fondacionin Fridrich Ebert – Shkup zhvilloi hulumtim për shfrytëzimin e fondeve të UEs në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi I hulumtimit ishte të përcaktohet efikasiteti I shfrytëzimit të mjeteve të fondeve anëtarësuese ne Maqedoni (IPA), ndikimi I tyre si dhe vlerësimi I kapaciteteve absorbuese ne Republiken e Maqedonisë.

Me qëllim që të zhvillohet studim kualitativ,  u shpall konkurs për të gjithë kandidatët e interesuar në Maqedoni me përvojë hulumtuese adekuate në fushat e dhëna të paraqiten me propozim studim që ka të bëjë me segmet apo problem konkret  në kuadër të një komponentë mga pesë IPA komponentat. (I.Ndihme në tranzicion dhe zhvillim institucional, II. Bashkëpunim ndërkufitar, III. Zhvillimi rajonal, IV. Zhvillimi I resurseve njerezore , V. Zhvillimi rural), apo e cila do ti analizojë kapacitetet absorbuese të vendit.

U dorëzuan gjithësej 12 propozime nga të cilat u përzgjodhën 6 studime sipas kriteriumeve të përcaktuara që më parë  dhe sipas relevancës së propozim studimit.

Post by epiadmin

Comments are closed.