Seminar ,,Kapitulli 23- Lufta kundër korupsionit’’
Në periudhën prej 5 deri në 7 tetor 2016, u organizua një seminar dedikuar luftës kundër korrupsionit në përputhje me dispozitat e kapitullit 23. Ky seminar mblodhi së bashku anëtarë të organizatave të shoqërisë civile që janë pjesë e rrjetit 23 apo janë shfrytezues te granteve te ndryshme ne kuadër të “Rjetit 23+”. dhe direkt ose indirekt do të jenë të perfshira në monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike të parapara në bazë të Kapitullit 23 nëpërmjet realizimit të projekteve të tyre që janë pjesë e skemës së granteve, por edhe në kuadër të aktiviteteve të tyre aktuale. Ky seminar do të shërbejë për të shqyrtuar progresin e projekteve të vazhdueshme të ndërmarra nga përfituesit e granteve, si dhe do të mundësoi një shqyrtim të procesit të raportimit.
Objektivat e seminarit përfshijnë:
1. Njohje me kornizën e BE-së dhe organeve të tjera ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit si dhe kushtëzimi në këtë drejtim ndaj vendeve që pretendojnë të aderojnë në BE.
2. Zgjerim i njohurive në lidhje me instrumentet për të luftuar korrupsionin, në vecanti të shoqërisë civile;
3. Forcimi i kapaciteteve në luftën kundër korrupsionit.
Pjesëmarrësit u njoftuan në lidhje me instrumentet e BE-së në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, u shkëmbyen njohuritë dhe përvojat në mes organizatave të shoqërisë civile në lidhje me aktivitetet e shoqërisë civile në drejtim të luftës kundër korrupsionit. Gjatë seminarit u bë një rishikim i progresit në lidhje me implementimin e projekteve që përfshihen në skemën e granteve.
Projekti “Rrjeti 23+“ financohet nga Bashkimi Evropian.