Koment i Institutit për Politikë Evropiane për referendumin e ardhshëm

Sep 27, 2018

epiadmin

Lajme

0

Këtë javë qytetarët e Republikës së Maqedonisë i pret referendum për pyetjet më të rëndësishme që nga pavarësia. Pyetja e referendumit lidh pranimin e Marrëveshjes së Prespës me avancimin e më tutjeshëm në integrimet evropiane. Përmes kësaj fitojmë mundësinë e kthimit tonë në rrugëtimin evropian.

Si çdo kompromis, kjo marrëveshje nuk është e përkryer, por është mundësia më e mirë që e kemi. Maqedonasit ruajnë identitetin, konfirmimi i të cilit varet më shumë nga vetë Maqedonasit – me ndërtimin e shoqërisë demokratike, lirinë e kulturës, krijimit dhe shprehjes.

Mënyra se si erdh deri tek Marrëveshja e Prespës – me iniciativë, kapacitet dhe vullnet vetanak – Republika e Maqedoniës dëshmoi kapacitetin shtetëror, që në të kaluarën u dëshmua me arritjen e pavarësisë dhe zgjidhjen e krizave të mbrendshme me mënyrë paqësore. Me këtë marrëveshje na hapet mundësia që marrëdhëniet me fqinjët t’i ndërtojmë duke shikuar kah e ardhmja.

Shoqërisë maqedonase i hapet rruga drejt Komunitetit të vlerave, në të cilin edhe zëri i më të vegjëlve është i rëndësishëm. Shteti ynë me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, në vitin 2001 filloi me përshtatjen e legjislacionit dhe politikave nacionale me ato të BE-së. Si rezultat i procesit të përshtatjes, mes gjithash, fituam edhe qasje të lehtë të produkteve tona në tregun evropian dhe me sukses i plotësuam kërkesat për liberalizim të vizave në vitin 2009.

Ekonomisë maqedonase i hapet rruga drejt tregut të përbashkët evropian, që është nevojë e madhe për të. Përshtatja me politikat dhe aktet e veçanta të BE-së nënkupton përfitime të caktuara, por edhe shpenzime për shoqërinë, gjegjësisht për disa subjekte të prekura, si edhe përshtatje të institucioneve. Në këtë proces është i nevojshëm të bëhet rishikim real i pasojave që do t’i ketë vendosja e politikave dhe normave të BE-së si dhe të parashihen masa për minimalizimin e shpenzimeve.

Edhe pse në zhvillimin dhe transformimin shoqëror nuk egizistojnë garancione dhe traektore lehtë të parashikuara, egzistojnë shembuj nga zgjerimi i mëparshëm i BE-së nga të cilat mund të marrim mësim dhe t’i bazojmë pritshmëritë tona në procesin e aderimit dhe anëtarësimit në BE. Integrimi në BE në rastin e zgjerimit Lindor u tregua si model që edhe krahas kritikave qeveritare, arsyeton vlerësimin e saj si politika (më) e suksesshme e BE-së. Shtetet që u anëtarësuan në vitet 2004/2007 veçmë kanë vite të gjata në BE. Ata pësuan rritje në procesin e kyçjes në BE edhe pas anëtarësimit. Edhe pse në mes tyre nuk egziston uniformitet dhe jo të gjitha zhvillohen njëlloj dhe sipas nji shembulli, tek të gjitha shtetet procesi i aderimit u tregua si spirancë e sukseshme në transformimin nacional.

Pa dyshim që Bashkimi sot, si në të kaluarën, ballafaqohet me sfida të formave të ndryshme dhe askush nuk mund të garantojë zhvillim e të njejtës. Megjithatë, procesi i aderimit paraqet mekanizëm të suksesshëm që do t’i japë ndihmë transformimit politik, ekonomik dhe shoqëror, që sigurisht është përgjegjësi e aktorëve të mbrendshëm. Në këtë kontekst, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është i jashtzakonshëm por edhe kusht i domosdoshëm pa të cilin nuk do të kemi mundësi t’i përdorim përparësitë e procesit të aderimit dhe anëtarësimit.

Përfundimisht, nga ne varet se a do të nisemi kah ajo rrugë dhe si do ta formësojmë, nga shkaku se historia nuk do të mbaron me anëtarësimin në BE dhe NATO. Rrugëtimi do të na kushtojë, anëtarësimi do të na kushtojë mirëpo përfitimet që do t’i arrijmë, nëse vet kontribojmë në atë, janë gjigante.

Post by epiadmin

Comments are closed.