Rishikim i performansave dhe evaluim i politikve të Ballkanit Perëndimor
Anetaresimi në UE – monitorim dhe perfaqesim: Rishikim i performansave dhe evaluim i politikve të Ballkanit Perëndimor
Në suaza të Programit për promovimin e hulumtimit rajonal në Ballkanin Perëndimor (RRPP), Qendra për politikë evropiane, së bashku me Institutin për politikë evropiane (EPI), Shkup dhe Instituti Alternativa, Podgoricë, ybatuan hulumtim mbi vlerësimin e politikave dhe kontrollin e performancës, që zgjati 12 muaj.
Projekti kishte për qëllim të analizojë lidhjen mes kontrollit të performancës dhe vlerësimit të politikave dhe të definojë përfundime të bazuara në praktika krahasuese. Për ta bërë këtë, kontrolli i performancës dhe vlerësimi i politikave u shqyrtuan në Sërbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, së bashku me praktika krahasuese nga gjashtë shtete anëtare të BE-së. Produkti përfundimtar i hulumtimit ishte studimi që përmbante përfudnime dhe rekomandime që kishin për qëllim të promovojnë parime për qeverisje të mirë dhe të kontribuojnë në prezentimin e sistemit të përmirësuar të evaluimit politik në adminsitratën publike. Rezultatet e hulumtimit u prezentuan në konferencën rajonale në Beograd.
RRPP ka për qëllim nxitjen dhe promovimin hulumtimeve në shkencat shoqërore në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Sërbi). Hulumtimet në shkencat shoqërore ndihmojnë në kuptimin e nevojave specifike për reforma dhe ne identifikimin e implikimeve afta gjate të zgjedhjeve të mundshme të politikave. Hulumtuesit marrin mbështetje përmes granteve hulumtuese, trajnimeve metodologjike dhe tematike, si dhe mundësi për shkëmbime rajonale dhe internacionale. RRPP koordinohet dhe drejtohet nga Instituti Interfakultativ për Evropën Qendrore dhe Lindore (IICEE) në Universitetin e Friborgut (Zvicërr). Prorgami finansohet plotësisht nga Agjensioni Zvicerran për Kooperin dhe Zhvillim (SDC), Departamenti Federal i Punëve të Jashtme.
Projekti hulumtues me titullin “Kontrolli i Performancave dhe Vlerësimi i Politikave: në të binare të njejta apo paralele?”, të finansuar nga Agjensioni Zvicerran për Kooperim dhe Zhvillim (SDC)