MATRA Projekti – Mbështetje për përmirësimin e zbatimit të medijacionit në Maqedoni
Demokracia dhe Sundimi i Ligjit: MATRA Projekti – Mbështetje për përmirësimin e zbatimit të medijacionit në Maqedoni
MATRA Projekti “Mbështetje për përmirësimin e zbatimit të medijacionit në Maqedoni” është financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, dhe implementuar nga Instituti për Politike Evropiane në Shkup në partneritet me T.S.M. Asser Instituti nnë Hagë, Holande.Gjate zbatimit te projektit EPI ishte në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për menaxhimin e Konflikteve (CVC) të Holandës.
Projekti kishte për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e zbatimit të medijacionit në kontestet civile dhe tregtare në vend.
Ndër pritjet e projektit ishte krijimi i një kuadri të fortë dhe të plotë për zbatimin e medijacionit në Maqedoni, në bazë të një vlerësimi objektiv të kushteve ekzistuese. Efekti përfundimtar ishte krijimi I nje ambienti normativ dhe institucional të favorshem për zhvillimin e qëndrueshëm të medijacionit në Maqedoni, duke rezultuar në rritjen e numrit të rasteve të medijacionit.
Një rezultat i tillë i projektit duhet të ketë një ndikim më të gjerë veçanërisht në reformën gjyqësore – duke reduktuar barrën e gjykatave dhe ngarkesën me raste, e cila nga ana e tij duhet të ketë një ndikim pozitiv në sektorë të tjerë prioritarë, të tilla si zhvillimin e sektorit privat.
Projekti eshte krijuar dhe themeluar në bashkëpunim me institucionet e përfshira dhe palët e interesuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre. Ministria e Drejtësisë, Komora e medijatoreve, Gjykata Supreme, Gjykata Civile, Gjykata Themelore Shkupi II dhe Akademia për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë ishin të përfshirë me anë të përfaqësuesve të tyre në Trupin Koordinues, për të siguruar pronësinë e projektit dhe një lidhje me nivelet vendimmarrëse, për të siguruar qëndrueshmëri.
Në afat të mesëm, duke përfshirë mekanizmat për monitorim dhe vlerësim, projekti ofron një kornizë të qëndrueshme për nxitjen e medijacionit.
Aktivitetet dhe rezultatet e projektit u miratuan nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria dhe u përfshinë në Planin e Veprimit për monitorimin e raporti te arritjeve të Programit të Komisionit Evropian / Kombëtar për Miratimin e Acquis (NPAA).
Aktivitetet e projektit u përqendruan në përcaktimin e qartë te përgjegjësive të institucioneve