IPA PRAG II

IPA monitorim: IPA PRAG II

Një grup joformal i think-tenk/eve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile inicuan propozim tek Sekretariatit për çështje evropiane përfshirjen e strukturuar te OJQ-ve në procesin e programimit të IPA 2. Rrjeti përbëhet nga Eko-svest, Analytica, Qendra Maqedonase për Trajnime Evropiane, Qendra për komunikim civil, Zenith, Front 24/12, Reaktori dhe Institutit për Politikë Evropiane (EPI).

Iniciativa ka rezultuar ne organizimin zyrtar të këtyre organizatave, të udhëhequr nga Ekosvest dhe me mbështetjen e USAID-it ka filluar implementimin e projektit të përbashkët IPA 2 PRAG (Janar – Qershor 2014).

Një nga qëllimet e rrjetit ishte organizimi I një forumi për konsultim me OJQ-të e tjera në vend dhe shfrytezimi I përvojes dhe përkushtimit te tyre për të bërë komente mbi dokumentin strategjik nacional për IPA 2014-2020. Ky forum u takua më 27-28 shkurt 2014 në Ohër dhe u ndoq nga 112 organizata nga Maqedonia. Organizatat janë të ndarë në shtatë grupe të ndryshme të punës gjegjesisht sektorëve te përfaqësuara në dokumentin strategjik kombëtar. EPI koordinoi sektorin 5 – konkurrenca dhe inovacioni. 13 përfaqësues të shoqërisë civile u zgjodhën për të përfaqësuar interesat e tyre para institucioneve shtetërore.

Të gjitha materialet qe u diskutuan dhe miratuan janë në dispozicion në: http://www.ekosvest.com.mk/mk/nastan.php?id=48

Post by epiadmin

Comments are closed.