Të jesh apo të mos jesh: vendimi i Këshillit Evropian për Maqedoninë
Autore: D-r. Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane. Bllogu fillimisht është publikuar në BiEPAG.
Samiti i ardhshëm i kryetarëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në fund të muajit qershor, pas shumë kohësh ngjall interes të madh në Ballkan. Pakoja e fundit për zgjerim nga vjeshta e vitit 2016, gjatë presidencës sllovake, nuk u ndoq me përfundime nga ana e Këshillit, që don të thotë se përfundimet e fundit ishin ata të vitit 2015. Plani për zgjerim që Komisioni Evropian e prezentoi këtë pranverë, si dhe rekomandimet e reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë i rritën pritshmëritë e të dy shteteve.
Megjithatë, nga java e kaluar, sfidat për Maqedoninë janë më të mëdhaja se kurrë më parë. Nëse pas nënshkrimit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë, që paraqiste pengesën më të madhe për anëtarësim mes viteve 2009 dhe 2015, shtetet anëtare të BE-së nuk e shpërblejnë këtë moment vendimtar me datë për negociata, ka gjasa të mëdhaja të krijohen pasoja serioze. Nënshkrimi i Marrëveshjes dh kompleksiteti i hapave që pasojnë nuk duhet të nënvlerësohen nga askush që mendon për të mirën e Maqedonisë dhe Ballkanit në përgjithësi. Vetë fakti që të dy shtetet arritën deri në atë pikë të nënshkruajnë marrëveshje, marrëveshje të cilën e konsiderojnë blasfemuese të dyja opozitat e shteteve, paraqet shenjë që janë arritur koncesione.
Duhet mbështetje e plotë për të lëvizur para, sidomos në kontekst të BE-së dhe NATO-s. Nuk është për tu habitur fakti që motivi kryesor për nënshkrim të marrëveshjes dhe koncesionet që i bëri Maqedonia (së shpejti Veriore) ishin si rrjedhojë e nevojës të çbllokohet procesi i anëtarësimit në të dyja organizatat. Vendimet që duhet t’i sjellin NATO dhe BE-ja muajin e ardhshëm do të kenë efekt afat gjatë mbi rrethanat që ndikojnë në procesin e zgjidhjes së emrit në të dyja shtetet, sisdomos në Maqedoni, ku dë të mbahet referendum për emrin në vjeshtë. Anketa e mendimit publik tregon se marrëveshja për emrin e ri do të përkrahet nga shumicë e ngushtë e popullatës, me çka do të çbllokohet rruga për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Për atë, është thelbësore që këtë muaj NATO dhe BE-ja ta dorëzojnë pjesën e vet të marrëveshjes. Kjo për NATO-n don të thotë dërgimi i ftesës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë në samitin e korrikut dhe ratifikimin e anëtarësisë, në afat sa më të shpejtë. Nga ana tjetër, situata me Bashkimin Evropian është gjithnjë më e komplikuar. Rezultati më i mirë, në drejtim me mbështetjen në implementimin e marrëveshjes me Greqinë dhe procesi i brishtë i reformave, paraqet fillimet e negociatave dhe lajmërim për konferencë ndërqeveritare për gjashtë deri në 12 muaj. Hapja e kapitujve të parë nga negociatat, që përfshijnë gjyqësorin, drejtësinë, lirinë dhe sigurimin gjithashtu do t’i forcojnë ndryshimet që ndodhën vitin e kaluar. Në të vërtetë, ky do të ishte rezultati i vetëm i logjikshëm pas moszbatimit të vendimit për fillimin e negociatave të rekomanduara nga Komisioni Evropian në periudhën 2009 -2015, si rezultat i konfliktit bilateral. Tash, që afrohet fundi i këtij problemi dhe shteti u përgëzua për rifillimin e procesit reformues në shumë sfera të brishta politike, çdo vendim tjetër do ta degradonte politikën e kushtëzuar të BE-së.
Megjithatë, nga ajo që e pamë nga samiti muajin e fundit, Maqedonia mund të shndërrohet në viktimë e “tregtisë” në procesin e vendimmarrjes në nivel të BE-së. Nuk është fshehtësi që Franca ka prioritete të tjera në këtë samit, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Në të vëtetë, shteti kyç në BE që më në fund u interesua dhe jep përkrahe për fillimin e negociatave është Gjermania. Edhe pse ajo është nji ndër bashkëpunëtoret më të rëndësishme, përkrahja e saj nuk është gjithmonë e mjaftueshme. Egziston risku nga ajo se bisedimet rreth zhvendosjes së vendimit të Këshillit për samitin e dhjetorit, që do ta udhëheq Austria, do të jep sinjal negativ deri tek publiku maqedonas lidhur me përgatitjen e BE-së që të përkrah këtë marrëveshje, që është gjëja e fundit që duhet në këtë moment. Edhe pse nuk kanë mbetur vetëm se edhe gjashtë muaj deri në dhjetor, mu në këto gjashtë muaj do të vendoset për marrëveshjen në Maqedoni.
Edhe pse situata në BE është larg ideales, vendimmarrësit në shtetet anëtare të BE-së që janë të njohtuara me mosmarrëveshjen nuk duhet ta lënë po të njëjtën në duart e “tregtisë” që do të ndodhë javën e ardhshme. Lidhja e hapjes së negociatave për anëtarësim me shtetin që ka statusin më të gjatë si kandidat për anëtarësim në historinë e BE-së, pas Turqisë, me koncesionet që shtetet e tjera anëtare do t’i kishin marrë ose jo (më shumë nga Gjermania), do të jetë kundërproduktive për Maqedoninë, për rajonin por edhe për kredibilitetin e vetë Bashkimit. Kjo në të vërtetë do të jetë i njejti Bashkim që premtoi strategji kredibile për zgjerim dhe i theksoi mosmarëveshjet bilaterale si kusht pa të cilat nuk mundet (sine qua non) për të gjitha shtetet kandidate. Më tej, kjo do të dërgojë sinjal negativ për palët e interesuara në mosmarëveshjet e tjera më të mëdhaja bilaterale, duke u nisur nga Kosova dhe Sërbia.
Bashkimi Evropian dhe institucionet e tija vitin e fundit më në fund u rikuperuan dhe përsëri e gjetën rolin e tyre në Maqedoni, që qartësisht del nga paketi për zgjerim, por edhe nga prezenca e komesarit Han dhe përfaqësueses së lartë Mogherini në nënshkrimin e marrëveshjes në rajonin e Prespës. Nëse nuk arrijnë ta përkrahin këtë marrëveshje, nji nga mundësitë më të mëdhaja në historinë e zgjerimit të Bashkiit Evropian (duke u krahasuar me rastin historik të Sllovakisë më vitin 1997) ka gjasa të humbet. Këshillat Evropian vijnë e shkojnë çdo 6 muaj, por kjo është hera e parë dhe e vetmja në 27 vite ku Maqedonia dhe Greqia janë afruar aq shumë tek nji zgjidhje, duke krijuar situatën “ose tash ose kurrë”. Vendimmarrësit në BE, që do të mblidhen në Bruksel më 28 dhe 29 qershor, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi, me çka do ta riafirmojnë kredibilitetin e kushtëzimit të BE-së dhe perspektivën e anëtarësimit të Maqedonisë dhe rajonit.