Sfidat e Romëve të rikthyer në Maqedoni (hulumtim)

Shumë shpejt pas liberalizimit të vizave, filloi të rritet numri i kërkuesëve të azilit nga Maqedonia në BE. Pozita jo e volitshme socio-ekonomike të etnitetit rom në Maqedoni dhe pjesëmarrja jo e mjaftueshme në rrjedhat kryesore shoqërore janë shkaktarët kryesor të emigrimit të Romëve nga Maqedonia në shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Për margjinalizimin e etnitetit rom në Maqedoni flasin hulumtime dhe studime të shumta, dhe veçanërisht mbreslënëse janë të dhënat krahasuese nga “Indeksi për përfshirjen e Romëve 2015” lëshuar nga Sekretarijati i Dekadës për përfshirje të Romëve nga Budapest, Hungari: Më pak se 1% e Romëve mbarojnë shkollim të lartë, për dallim nga mesatarja e 12% tek popullsia e përgjithshme. Nga ana tjetër, analfabet janë 17% e Romëve, gjegjësisht 25% e femrave, për dallim nga shkalla nacionale e analfabetizmit që është 4%. Shkalla e papunësisë tek Romët është 49% në krahasim me shkallën e papunësisë në nivel shtetëror që është 24%. Shkalla mesatare e jetesësë, nji nga përcaktuesit kryesor të gjendjes shëndetësore së popullatës, tek Romët në Maqedoni është 59,7 vjet në krahasim me shkallën mesatare të jetës në shtet që është 70,2 vjet. Të ardhurat mesatare mujore tek Romët janë për 58% më të ulta nga mesatarja në nivel nacional. Këto të dhëna, të vitit 2014, janë ilustrim i përsosur për shkaqet se pse shumica e familjeve rome vendosin të largohen në shtetet e BE-së si kërkues të azilit apo migrant.

Ky raport nga hulumtimi tregon sfidat dhe vështirësitë kryesore të identifikuara, me të cilat ballafaqohen Romët e rikthyer gjatë riintegrimit të tyre në shtetet amë, në përpjekje për të siguruar jetë dinjitoze për vete dhe për familjet e tyre. Pika fillestare në hulumtim ishin përvojat dhe mbresat e tyre personale, por u morrën parasysh edhe kornizat ligjore, politikat publike dhe masat e institucioneve publike në drejtim të nxitjes së riintegrimit si dhe përvojat e sektorit civil në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes adekuate. Në pjesën përfundimtare të raportit janë të treguara rekomandimet për përmirësimin e përgjigjes sistematike të kësaj çështje.

Në fokus të hulumtimit ishin 5 fusha: mbrojtjes sociale (duke përfshirë edhe çështjen e qasjes në dokumentacion personal), mbrojtjes shëndetësore, arsim, punësim dhe strehimit. Kjo u zhvillua në 5 komunitete rome: Shkup (Shuto Orizarë), Manastir, Dellçevë, Tetovë dhe Kumanovën në përpjekje për të kapur “nuancat” e mundshme në lidhje me temën e hulumtimeve në pjesë të ndryshme të venidt.

Në vijim gjindet hulumtimi:

MK: Предизвиците на Ромите-повратници во Македонија

EN: The challenges faced by the Roma returnees in Macedonia – Research Report

Ky raport nga hulumtimi për riintegrimin e Romëve të rikthyer në Maqedoni është përpunuar në kuadër të projektit “Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm të Romëve të rikthyer në Maqedoni”, zbatuar nga Instituti për politikë evropiane – Shkup (EPI) në bashkëpunim me OJQ “Kham”. Qëllimi kryesor i projektit është të propzojë dhe të pëfaqëson politika mbështetëse për sigurim të riintegrimit të Romëve të rikthyer në Maqedoni.

Mbështetja finansiare për projektin, duke përfshirë edhe zbatimin e hulumtimit dhe përgatitjen e këtij raporti, u mundësua nga Think Tank fondi dhe Zyra për inicijativa rome në kuadër të Fondacionit Shoqëri e Hapur nga Budapest, Hungari.

Post by epiadmin

Comments are closed.