Reforma nga banaku – sa janë efektive? [Mekanizmat vlerësues në Maqedoni]
Instituti për politikë evropiane (EPI) publikoi hulumtimin mbi efektivitetin e mekanizmit vlerësues të Bashkimit Evropian në Maqedoni, që është bërë në kuadër të projektit BENCHER. Hulumtimi analizon efektivitetin e mekanizmit vlerësues të BE-së në Maqedoni në 8 sfera nga Kapitulli 23 dhe 24.
Shihni analizën krahasuese për shtetet e Ballkanit Perëndimor: Reforming from the Bench – Marking Offside [Comparative Analysis].
Hyrje e hulumtimit
Në suaza të qasjes së re të Strategjisë për pë zgjerim “themeloret në rradhë të parë”, fokusi i procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE u përqëndrua mbi demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Krahas parimit se kapitujt 23 dhe 24 lidhur me demokracisë dhe sundimin e së drejtës që hapen të parat dhe mbyllen të fundat në negociatat për anëtarësim, qasja e re mbështetet në sistem më të gjërë të mekanizmit vlerësues. Të definuara në dokumentet oficiale të BE-së, mekanizmat vlerësues janë mjete që përmirësojnë cilësinë e negociatave duke ofruar stimuj për shtetet kandidate të ndërmarrin reforma të nevojshme në fazë të hershme – janë të matshme dhe lidhen me elementet kyçe të kapitujve të akisë (acquis, Legjislacioni i BE-së). Mekanizmat vlerësues janë të vendosur për negociatat për anëtarësim për kapitujt e akisë – mekanizma vlerësues hapës dhe mbyllës. Për kapitujt 23 dhe 24, krahas mekanizmave vlerësues hapës dhe mbyllës, janë të definuara edhe mekanizma të përkohshëm.
Mekanizmi vlerësues gjithashtu aplikohet edhe në shtetet që nuk janë në procesin e negociatave për anëtarësim. Në forma të ndryshme dhe me emërtime të ndryshme, mekanizmat vlerësues veç më janë të vendosura për Maqedoninë, krahas faktit që shteti ende nuk negocion për anëtarësim në BE dhe mekanizmat vlerësues u vendosën gjatë liberalizmit të vizave, Partneritetit për anëtarësim dhe Dialogut të nivelit të lartë për anëtarësim. Në fakt, mekanizmat vlerësues janë bërë mekanizmat kryesor i politikave kushtëzuese të BE-së që duhet të sigurojnë kredibilitet dhe besueshmëri të politikave kushtëzuese. Çka është më e rëndësishem, mekanizmat vlerësues duhet të sigurojnë nxitje për reforma të mëtutjeshme.
Ky hulumtim, si pjesë e projektit rajonal, studion efektivitetin e sistemit të mekanizmave vlerësues të BE-së në probleme të caktuara politike nga Kapitulli 23 dhe 24 duke u fokusuar në rastin e Maqedonisë. Shembulli u zgjodh pas hartimit të mekanizmave vlerësues të përbashkët apo të ngjajshëm midis 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, aspirante për anëtarësim në BE. Kjo analizë rajonale përfaqëson përpjekjen e parë të madhe për të vlerësuar në mënyrë kritike shkallën e arritjes së objektivave dhe shkallën në të cilën zgjidhen problemet e synuara për t’u avancuar më tej në procesin e anëtarësimit në BE.
Pjesë nga gjetjet dhe rekomandimet
Nji nga gjetjet kryesore është që mekanizmi vlerësues si i tillë nuk ekziston në Maqedoni edhe pse mund të gjindet me emërtime të ndryshme përmes një tog dokumentesh dhe reformave prioritare. Nuk egziston dokument preciz dhe strikt që do t’i përfshinte afatet, por që gjithashtu do të lejonte valorizimin. Kështu, mekanizmat vlerësues janë prezentuar në Maqedoni, por pa pasur faktikisht benefitet që vijnë nga negociatat për anëtarësim.
Shumë nga bashkëbisedusit kritikojnë paqartësinë e disa mekanizmave vlerësues, që sipas mendimit të tyre krijojnë mundësi për kufizimin e tyre, duke lënë hapsirë për interpretim të gjërë të asaj se çfarë domethënie kanë mekanizmat vlerësues dhe nuk e kapin qëllimin e ndryshimeve. Si rezultat i kësaj, ata sygjerojnë mekanizma më specifik, që përcaktojnë hapat dhe objektivat brenda nji periudhe të caktuar kohore. Sa i përket përmbajtjes së mekanizmave vlerësues dhe nivelin e specifitetit, mund të komentojmë se specifikime të më tutjeshme të mekanizmave vlerësues lidhur me hapat konkret që duhet të ndërmirren do të mund të ishte problematike. Ajo do të ushqente më tej kulturën e pritjes dhe pranimit të zgjidhjeve të “gatshme” nga “të huajt”, duke kontribuar më tej në erozionin e kapacitetit vendor për të konceptuar dhe implementuar reformat. Për atë, mekanizmat vlerësues duhe të jenë në relacion me objektivat që duhet të arrihen, në vend mënyrës se si duhet të arrihen. Duhet qartësisht t’ju referohen normave bazike demokratike dhe standardeve ndërkombëtare si mekanizma vlerësues kyç të anëtarësimit në BE, duke shmangur kurthet e mbingarkimit. Sapo autoritetet ndërkombëtare t’i përcaktojnë veprimet, implementimi i tyre duhet të jetë objektivisht i matur sa u përket objektivave që i kanë arritur e jo nëse veprimi i vetëm është realizuar.
Për më shumë, shikoni hulumtimin: [Benchmarking in Macedonia] Sitting on the bench and marking – How effective? / [Одредниците на ЕУ за Македонија] Реформи од клупа – колку можат да бидат ефективни?
——
Projekti BENCHER koordinohet nga EPI dhe implementohet nga Think for Europe Network (TEN). Projekti finansohet nga Fondi Evropian për Ballkanin.