Prezentim i analizës për Romët e rikthyer në Maqedoni
Më 4 prill në hotel Bushi u mbajt prezentim i analizës rreth riintegrimit të Romëve të rikthyer në Maqedoni. Në event u prezentuan rezultatet nga analiza që bazohet në hulumtimin cilësor të dokumenteve për politikë dhe praktikë, si dhe intervistave me palët e interesuara. Palët e interesuara në këtë rast ishin Romët e rikthyer, Fondi shëndetësor, Qendrat për punë sociale, qendrat edukative si dhe ministritë përkatëse.
Analizën mund ta shikoni në linku në vijim: Предизвиците на Ромите повратници во Македонија – извештај
Ky event paraqet eventin përfundimtar të projektit “Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm të Romëve të rikthyer në Maqedoni”. Projektin e zbatuan Instituti për politikë evropiane, së bashku me OJQ KHAM nga Dellçeva KHAM DELCEVO. Projekti është i finansuar nga ana e Fondit Think Tank dhe Zyrës për inicijativa rome në suaza të Fondacionit Shoqëri e Hapur.