Sa efektiv janë treguesit e BE-së për Ballkanin Perëndimor? – Konferenca në Beograd
Sot po mbahet konferenca finale e projektit BENCHER në Beograd, organizuar nga European Policy Centre në Beograd. Këtu ndajmë disa pika interesante nga konferenca.
“Ne po ballafaqohemi me europianizimi të cekët në Ballkanin Perëndimor. Raportet e porgresit nuk kapin substancën dhe rëndësinë e situates. Kështu, ne kemi nevojë të vlerësojmë mekanizmin e treguesëve të #KE” tha Ardita Abazi – Imeri, koordinatore programi në EPI.
Ajo shtoi “Shtetet nuk kanë model konkret të sundimit të ligjit dhe BE-ja, duke u treguar si shumë e butë, i len hapësirë Qeverisë të keqinterpretojë kuptimin e sundimit të ligjit. Është interesante se të gjitha shtetet u nxitën për liberalizimin e vizave, pasi që kishte tregues specifik dhe afate kohore të zbatimit, si dhe shpërblime. Dhe kështu kishte vullnet të implemenohet reforma”.
Igor Bandoviç Menaxher i lartë i Fondit Evropian për Ballkanin, donatori i projektit, adresoi në konferencë “BE-ja mund të reflektojë mbi vetveten vetëm përmes procesit të zgjerimit. Nuk kemi pasur zgjerim që nga viti 2013, dhe për atë shkak është trend brengosës në BE”.
Alida Vraçiç, Drejtoreshë ekzekutive e Populari, Sarajevë tha: “A mund ta pyesim veten se si po ja kalon BE-ja këto ditë? Ajo është vetëm nji pjesë e strojes. Pjesa e dytë është se ne kemi problem rajonale – largim të trurit. Gjermanisë I nevojiten këta njerëz në të cilët kemi investuar ne dhe ata kanë vende të hapura për momentin. Ajo për të cilën thërras unë është të kemi një qasje më realiste se sa sentimentale lidhur me atë se si kalojmë ne si Ballkan Perëndimor me BE-në”.
Endrit Shabani, nga Universiteti i Oksfordit potencoi se çka sheh ai si pengesë më të madhe për agjendën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Korrupsioni është nji nga problemet më të mëdha të Ballkanit Perëndimor – është vështirë të ndryshohet kjo, sepse vendim marrësit më së shpeshti përfitojnë nga kjo. Gjithashtu, BE-ja duhet të jetë vigjilente për gabimet e veta dhe të merr më shumë përgjegjësi për situatën në rajon.”
Adnan Çerimagiç, analist në European Stability Initiative, adresoi pikat e dobëta të qasjes së KE-së. “Komisioni Evropian duhet t’i komunikojë më mirë gjetjet e veta dhe të spjegojë pse disa reforma janë aq të rëndësishme. Vetëm atëherë qytetarët, Qeveria dhe gjyqësori do të kenë vullnet të implementojnë këto reforma”.
Ndiqeni diskutimin drejt për së drejti në Twitter tek @epi_mk, @ThinkforEurope dhe #BencherConfBG
EPI është koordinator i projektit BENCHER, që implementohet nga ana e anëtarëve të Think for Europe Network.