Policia e udhëhequr nga sistem i meritave dhe kualifikimeve apo interesave partiake? [Studim]
Hulumtimi “Policia e udhëhequr nga sistem i meritave dhe kualifikimeve apo interesave partiake?” përfshin problemin e selektimit, rekrutimit dhe punësimit e shërbyesëve policor dhe dështimin për të siguruar një sistem të zhvillimit të karrierës në bazë të meritave në të gjitha nivelet (strategjike, taktike dhe operative) në Ministrinë e punëve të mbrendshme dhe në policinë e Maqedonisë.
Në hulumtin fokus të veçantë i jipet lidhjes në mes arsimit dhe sistemit meritor, më saktësisht rëndësisë së arsimit të lartë profesional policor, që kandidatët dhe shërbyesit policor e posedojnë dhe si e njejta është vlerësuar në sistemin ekzistues meritor të vendosur në organizimin policor nga ana e komisioneve përkatëse në procedurat e përzgjedhjes, punësimit dhe avancimit.
Mos sigurimi i sistemit të meritave jo vetëm që vë në dyshim efikasitetin dhe profesionalizmin e shërbyesëve policor, por gjithashtu mundëson edhe shpenzim jo efikas të fondeve të buxhetit të Ministrisë, shfaqje të konfliktit të interesave, shfaqje të veprimeve korruptive, zvogëlimi i besimit tek qytetarët etj. Mes gjithash, ky dokument përmban rekomandime për zgjidhje të qëndrueshme të përshtatshme për zbatimin e sistemit të bazuar në merita dhe kualifikime personale gjatë përzgjedhjes, punësimit dhe gjatë avancimit në policinë maqedonase.
Rëndësia e analizës dhe rekomandimeve që i ofron, a që kanë të bëjnë me segment të rëndësishëm të organizmit dhe funksionimit të policisë, theksohet edhe më tej nëse mirret parasysh mungesa e rezultateve nga reformat ligjore dhe organizative për rikonstruimin e forcave policore maqedonase, në përputhje me parimet për shërbim demkoratik dhe civil të një shteti. Ndarja jo funksionale e llojeve të pushtetit dhe fenomenet e përhapura të ndikimit të partive politike mbi organet që zbatojnë ligjin, ndikuan fuqishëm në funksionimin dhe organizimin e policisë maqedonase. Krahas nevojës për vendosjen e një konsesuzi politik dhe kombëtar për sistem tëa vancimit në karrierë të bazuar në meirta dhe kualifikime në të gjitha nivelet në MPB dhe në polici, vet procesi i harmonizimit me legjislacionin e BE-së bë presion shtesë për tejkalim të shpejtë të prakikave të funksionimit joprofesional dhe të pa pëergjshëm të policisë maqedonase.
Hulumtimi “Policia e udhëhequr nga sistem i meritave dhe kualifikimeve apo interesave partiake?” autor i të cilit është M-r Aleksandar Vançoski është i finansuar përmes Programës për zhvillim profesional të hulumtuesve të rinj të fondit Think Tank (Think Tank Zoung Professional Development Program). Autori si pjesë e Instituti për politikë evropiane (EPI) Shkup, kreu hulumtimin gjatë vitit 2017.
Study:
MK: PDF
Policy brief: