Anketa debatuese mundëson që të mësohet më shumë për temat, por edhe për pikëpamjet e të tjerëve
Pjesëmarrësit e Anketës së katërt debatuese të organizuar nga EPI në bashkëpunim me Qendrën për demokraci deliberative pranë Universitetit Stanford në ShBA, besojnë se ky lloj debati është i dobishëm për të mësuar më shumë për njerëzit rreth tyre – për atë se si ata janë dhe si është jeta e tyre.