Raport nga debatet lokale: Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi i tyre mbi Maqedoninë e Veriut
Instituti për politikë evropiane – Shkup organizoi tre ngjarje debatuese lokale në Tetovë, Manastir dhe Shkup në periudhën mes shkurtit dhe tetorit të vitit 2023. Këto diskutime synonin të angazhonin qytetarët në debate gjithëpërfshirëse me vendimmarrësit dhe ekspertët përkatës, për të dëgjuar mendimet e tyre mbi temat kryesore dhe për të mundësuar ndërgjegjësim dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
Gjithsej 82 qytetarë, nga rajone të ndryshme, morën pjesë në këto ngjarje, ku kishin rastin të diskutojnë , me moderatorë dhe ekspertë në temën “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi i tyre mbi Maqedoninë e Veriut“. Përfundimet dhe rekomandimet nga këto diskutime do të shërbejnë si bazë për Anketën e katërt kombëtare debatuese, të cilën EPI do ta realizojë në vitin 2024, në bashkëpunim me Qendrën për Demokraci Deliberative pranë Universitetit Stanford në ShBA. Ngjarjet debatuese lokale dhe Anketa kombëtare debatuese synojnë të kyçin qytetarët në debate kuptimplota, duke u ofruar atyre një mundësi për tu angazhuar dhe për të formuar politika që ndikojnë në jetën e tyre.
Për të përcjellë debatet në mënyrë më autentike, raporti ruan një formë dhe rrëfim më të lirë.