Raport në hije për Kapitullin 23 për periudhën tetor 2022 – shtator 2023

Ky raport në hije bashkon në një tërësi të vetme koherente të gjitha gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet që dolën nga monitorimi i fushave të përfshira në Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore. Ky është raporti i tetë i tillë i publikuar nga Instituti për Politika Evropiane – Shkup (EPI), duke marrë parasysh komentet dhe opinionet e organizatave joqeveritare. Shtatë periudhat e mëparshme mbulojnë periudhat në vijim: tetor 2014 – korrik 2015, korrik 2015 – prill 2016, maj 2016 – janar 2018, qershor 2018 – mars 2019, prill 2019 – mars 2020, prill 2020 – shtator 2021 dhe tetor 2021 – shtator 2022.

Raporti mbulon periudhën nga fillimi i tetorit 2022 deri në fund të shtatorit 2023. Në raportin jepen të dhëna që janë relevante edhe para tetorit 2022, kur nevojiten për kontekstualizimin apo sqarimin e risive nga periudha aktuale raportuese, të cilat janë të rëndësishme për periudhën raportuese. Periudha raportuese e raportit korrespondon me periudhën raportuese të Komisionit Evropian (KE) për Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Ky draft-raport ndjek strukturën e Kapitullit 23, sipas raportit të KE-së. Në fund të çdo fushe, në kornizë janë ndarë rekomandimet dhe konkluzionet kryesore.

Periudha raportuese u pasua nga përfshirja e vendit në procesin e shqyrtimit, marrja e raportit të shqyrtimit për grupin e parë, “Vlerat bazë”, si dhe përgatitja e dokumenteve strategjike për hapjen e grupit me të njëjtin emër, paralelisht me polarizimin e theksuar ekzistues politik rreth “propozimit francez” dhe ndryshimeve kushtetuese dhe zhvillimeve shqetësuese në fushën e sundimit të ligjit. Për më tepër, u prezantua raporti i grupit të punës franko-gjerman për Reformën Institucionale të BE-së, duke e pozicionuar respektimin e sundimit të ligjit si një parim kushtetues të paprekshëm, thelbësor për funksionimin efektiv të BE-së dhe një parakusht për anëtarësim. Me këtë, egziston nevojë për ndryshime të rëndësishme praktike që janë në përputhje me standardet evropiane dhe dëshmi të angazhimit të institucioneve për reformat në këtë fushë.

Ky raport në hije është përgatitur në kuadër të projektit “Ndërtojmë ura për një të ardhme të përbashkët: Sundimi i ligjit në kontekst të anëtarësimit në BE”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të ndihmojë në krijimin e reformave të qëndrueshme për sundimin e ligjit në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Comments are closed.