Themele të lëkundura të negociatave
Analizë e shkurtër e raportit të KE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023
Elementet kyçe të paketës së zgjerimit të këtij viti janë rekomandimet e kushtëzuara për fillimin e negociatave me Ukrainën, Moldavinë dhe Bosnja–Hercegovina, statusin e kandidatit për Gjeorgjinë, si dhe plani i rrritjes i shpallur nga Komisioni.
Analiza e vlerësimeve të Komisionit për Maqedoninë e Veriut çon në dy konkluzione:
–Krahasuar me vitin paraprak, vlerësimi për gatishmërinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit është më i lartë vetëm në një kapitull. Kjo është e pritshme duke marrë parasysh qasjen e Komisionit në dekadën e fundit, për të cilën kemi shkruar në analizën e vitit të kaluar.
- Vlerësimet për progresin janë më të dobëta se ato të vitit të kaluar, kështu që në vend të “progres i caktuar”, vlerësimi që dominon është pa progres ose progres “i kufizuar”. Ajo që duhet të na shqetësojë më shumë janë vlerësimet në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit si fusha kyçe nga të cilat varet ecuria e përgjithshme e negociatave si pjesë e klasterit “Themeli”.
Këto përfundime janë shqetësuese nga disa aspekte. Në njërën anë, ne si vend në vazhdimësi e theksojmë nivelin tonë të lartë të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Ky stagnim i përgjithshëm i kombinuar me mungesën e progresit në kapitullin 23: gjyqësori dhe të drejtat themelore, minon argumentin të cilin e përdorin mbështetësit e integrimit tonë në BE. Nga ana tjetër, plani i shumëpritur i rritjes, i publikuar nga Komisioni këtë vit, kushtëzon drejtpërsëdrejti progresin në reforma deri në disponueshmërinë e mbështetjes nga BE-ja, prandaj konstatimet e raportit të këtij viti duhet të merren veçanërisht seriozisht.