Thirrje për pjesëmarrje në ngjarje debatuese në Manastir
Instituti i Politikave Europiane (EPI) – Shkup shpall thirrje për pjesëmarrje nëngjarjen debatuese “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi në Maqedoninë e Veriut”.
Ngjarja është ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë do të fokusohet në diskutimin e pjesëmarrësve me njëri-tjetrin në temat e percaktuara sipas pyetjeve të përgatitura nga moderatori, ndërsa pjesa e dytë i referohet seances pyetje dhe përgjigje me profesorin Goran Iliq nga Univerziteti Kliment Ohridski dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Sekretariati për Çështjet Evropiane.
Kjo është ngjarja e dztë nga tre ngjarjet e planifikuara për ngjarjet e vogla, në të cilët pjesëmarrësit së pari do të diskutojnë për efektet e luftës në Ukrainë, hapjen e negociatave anëtarësuese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe roli i vendit në NATO. Ky debat, së bashku me ngjarjet e tjera debatuese që do të organizohen në qytete të tjera, do të jetë baza për organizimin e Anketës Kombëtare të Debatuese në vitin 2024.
Ngjarja do të mbahet më 29 maji në ora 10:00 në Universitetn Kliment Ohridski në Manastir dhe është paraparë të zgjasë 3 orë.
Për pjesëmarrjen në ngjarje është paraparë kompensim monetar prej 933 denarë (bruto).
Regjistrohuni për pjesëmarrje në ngjarjen e debatit lokal në Manastir duke plotësuar pyetësorin. Ngjarja është e synuar për banorët e rajonit të Pellagonisë.
Regjistrimi është i hapur deri më 23 maj dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen deri më 25 maj.
Për më shumë informata dhe pyetje mund të kontaktoni në [email protected].