Thirrje për pjesëmarrje në ngjarje debatuese në Tetovë
Instituti i Politikave Europiane (EPI) – Shkup shpall thirrje për pjesëmarrje nëngjarjen debatuese “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi në Maqedoninë e Veriut”.
Ngjarja është ndarë në dy pjesë ku pjesa e parë do të fokusohet në diskutimin e pjesëmarrësve me njëri-tjetrin në temat e percaktuara sipas pyetjeve të përgatitura nga moderatori, ndërsa pjesa e dytë i referohet seances pyetje dhe përgjigje me Ministrin Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Rektori i Univerzitetit të Evropës Juglindore, Adbuylmenaf Bexheti.
Kjo ngjarja e parë nga tre ngjarjet e planifikuara për ngjarjet e vogla, në të cilët pjesëmarrësit së pari do të diskutojnë për efektet e luftës në Ukrainë, hapjen e negociatave anëtarësuese të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe roli i vendit në NATO. Ky debat, së bashku me ngjarjet e tjera debatuese që do të organizohen në qytete të tjera, do të jetë baza për organizimin e Anketës Kombëtare të Debatuese në vitin 2024.
Ngjarja do të mbahet më 21 shkurt në ora 11:00 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe është paraparë të zgjasë 3 orë.
Për pjesëmarrjen në ngjarje është paraparë kompensim monetar prej 933 denarë (bruto).
Regjistrohuni për pjesëmarrje në ngjarjen e debatit lokal në Tetovë duke plotësuar pyetësorin. Ngjarja është e synuar për banorët e rajonit të Pollogut.
Regjistrimi është i hapur deri më 19 shkurt dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të njoftohen më 20 shkurt.
Për më shumë informata dhe pyetje mund të kontaktoni në [email protected].