Vështrim vjetor mbi sundimin e ligjit në BE 2022
Parimi i sundimit të ligjit është një nga vlerat thelbësore që përbëjnë themelet e Bashkimit Europian. Ai nënkupton që të gjitha pushtetet publike të veprojnë brenda kufijve të vendosur nga ligji, në përputhje me vlerat e demokracisë dhe respektimin e të drejtave themelore. Përderisa vendet kandidate duhet të respektojnë këtë parim dhe të përshtatin funksionimin e institucioneve të tyre në përputhje me rrethanat, vendet anëtare të BE-së gjithashtu nuk përjashtohen nga ky detyrim, apo pasojat që rrjedhin nga mospërputhja.
Puna e EPI-t është e përqendruar në nevojat dhe kufizimet e Maqedonisë së Veriut si një vend që pret negociatat e anëtarësimit për më shumë se një dekadë tani, ndërkohë që përjeton një rënie të mbështetjes për anëtarësimin në BE dhe paqëndrueshmërinë politike në vitet e fundit. Në kuadër të programit të tij për sundimin e ligjit, ai monitoron nga afër nivelin e pajtueshmërisë me parimin e sundimit të ligjit në vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, me qëllim që të nxjerrë mësime të vlefshme dhe t’ua prezantojë ato palëve të interesuara dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si këto mësime do të duhet të zbatohen tani si vend kandidat dhe si një vend anëtar në të ardhmen. EPI gjithashtu monitoron zhvillimet brenda vendit në fushat e mëposhtme në përputhje me strukturën e negociatave të anëtarësimit në BE: funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe Kapitulli 23: gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.