[Thirrje e hapur] EPI ka nevojë për vullnetar/e
Instituti për politikë evropiane ka nevojë për angazhimin e një vullnetari/e për nevojat e organizatës. Personi i përzgjedhur do të ndihmojë në komunikatat e organizatës, si dhe në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për hulumtimet që i kryen EPI.
Kohëzgjatja e angazhimit është planifikuar të zgjasë 3 muaj, me mundësi vazhdimi.
Kompensimi bëhet në përputhje me Ligjin për Vullnetarë.
Kushtet që duhet plotësuar nga vullnetari/ja:
- Njohuri të forta të Microsoft Office;
- Njohuri të avancuara të gjuhës shqipe
- Njohuri të forta të gjuhës angleze;
- Faza përfundimtare e studimeve universitare ose të filluara pasuniversitare në drejtësi, të drejtë ndërkombëtare, shkenca politike ose gazetari.
- Aftësi për të punuar dhe funksionuar në grup.
EPI u ofron vullnetarëve një mjedis stimulues për përmirësimin e njohurive të tyre për çështjet evropiane dhe zbatimin e projekteve të BE-së përmes përfshirjes së tyre në të gjitha aktivitetet e Institutit dhe mentorimit gjatë vullnetarizmit të tyre.
Përmes këtij angazhimi, vullnetari/ja do të përmirësojë njohuritë e tij/saj për të drejtën ndërkombëtare dhe të BE-së, si dhe procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Aplikoni duke dërguar një rezyme (në maqedonisht ose anglisht) dhe një letër motivuese (në maqedonisht) në e-mail adresën e mëposhtme: [email protected] Në titullin e e-mailit është e detyrueshme të shënoni “ЕПИ_оглас_за_волонтер_ (Emri dhe Mbiemri)”.
Aplikimi është i hapur deri më 15.11.2022.