Politika e zgjerimit të BE-së: Erërat vjeshtore të ndryshimeve drejt përaparimit
Njëzet vjet të integrimit evropian nuk kanë sjellë as konvergjencën e premtuar midis vendeve të rajonit dhe vendeve anëtare e as anëtarësimin në BE të të parëve. Në vend të kësaj, rruga e pranimit është bërë gjithnjë e më e mundimshme për vendet kandidate në Ballkan dhe destinacioni – pra hyrja në BE – gjithnjë e më i paarritshme, duke përfshirë kandidatët kryesorë. Për më tepër, të njëjtat çështje delikate të shtetformimit dhe qeverisjes demokratike në rajon dhe angazhimi i pakujdesshëm ndaj zgjerimit në kryeqytetet e BE-së vazhdojnë të sfidojnë besueshmërinë dhe fuqinë transformuese të politikës.