Reaksion: EPI dënon fuqishëm dhunën në protesta
Instituti për Politikë Europiane (EPI) dënon fuqishëm dhunën dhe nxitjen e intolerancës etnike në protestën kundër propozimit francez dhe gjuhës së urrejtjes mbi çdo bazë.
EPI mbështet një debat të arsyetuar për anëtarësimin në BE si një përcaktim strategjik të vendit tonë dhe është kundër cdo lloji të dhunës.
Angazhimi ynë kategorik ka qenë dhe mbetet gjithmonë që të gjitha çështjet kyçe në shoqëri të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe me respektim të të drejtave të qytetarëve.
Kultura e dialogut është një nga vlerat kryesore evropiane për sigurimin e kompromisit shoqëror për çështjet e hapura.
EPI mbetet përkrahës i perspektivës europiane të vendit.