Gjetjet fillestare të ciklit të ri të monitorimit të RAP u prezantuan në takimin e shtatë të Grupit Nacional të Punës
Konkluzionet e dokumenteve të shkurtra të politikave “Publikimi i informacionit të shërbimit publik në Maqedoninë e Veriut: Pse transparenca dhe llogaridhënia janë të rëndësishme?” dhe “Pjesëmarrja publike në përcaktimin e dokumenteve kryesore strategjike për reformën e administratës publike” u prezantuan në takimin e shtatë të Grupit Nacional Punues (GNP) për reformën e administratës publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi i GNP u mbajt në kuadër të projektit WeBER 2.0 – Forcimi i Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor për Administratën Publike të Reformuar, ku në të njejtin takim u prezentuan edhe gjetjet fillestare të ciklit të ri të PAR Monitor për 2021/2022.
Anëtarët e GNP-së, përmes mjetit Loomio, patën mundësinë të japin propozimet e tyre për Strategjinë e re të Reformës në RAP 2023-2030, duke qenë se Qeveria ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë në grupet tematike të punës për përgatitjen e Strategjisë së re.