Thirrje për pjesëmarrje në online diskutim “Qasje në ujë të pastër për të gjithë”
Instituti për politikë evropiane në bashkëpunim me Institutin për studime të komunikimit, në kuadër të fushatës “Kthjellohu”, organizon diskutim me qytetarët me temën “Qasje në ujë të pastër për të gjithë” që do të mbahet më 18 nëntor (e enjte) nga ora 12:00 përmes platformës Zoom.
Qëllimi i këtij diskutimi është të dëgjohen përvojat dhe qëndrimet e qytetarëve për gjendjen aktuale në aspektin e qasjes dhe cilësisë dhe mbrojtjes së ujit të pijshëm, si dhe ndotjes dhe mbrojtjes së ujërave sipërfaqësore (lumenj, liqene, rezervuarë) në vendin e tyre të vendbanimit dhe shtetit në tërësi. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë mundësinë të diskutojnë mbi projektet dhe aktivitetet e nevojshme që duhet të zbatohen për të adresuar problemet që ata i konsiderojnë prioritare.
Pikëpamjet e pjesëmarrësve dhe përfundimet e diskutimeve do të prezantohen në një raport të ngjarjes. Çdo pjesëmarrës në event do të marrë kompensim financiar prej 920 denarë (shuma bruto).
Kushtet për pjesëmarrje
Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë pyetësorin për pjesëmarrje në ngjarje në linkun e mëposhtëm (https://forms.gle/ZYbosStM5Y4jPzoW8)
Personat që do të përfshihen në ngjarje duhet të aplikojnë dhe të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
– Të jenë mbi 18 vjeç;
– Të banojë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati i fundit për aplikim është dita e martë, 16 nëntor 2021. Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen në adresën e emailit ose numrin e telefonit të shënuar në aplikacion.
Për çdo pyetje në lidhje me ngjarjen, na kontaktoni me email në [email protected] +3892 3 280 100.
Vendet për të marrë pjesë në ngjarje janë të kufizuara. Organizatorët synojnë të arrijnë përfaqësim të barabartë gjeografik të rajoneve në përzgjedhjen e pjesëmarrësve. Përparësi do të kenë aplikantët që do të jenë të parët që do të aplikojnë për thirrjen.