Mund të na dëgjoni përmes ekranit? Të rinjtë për hapësirë të sigurt në internet
Konsultimet me qytetarë të rinj janë një lloj konsultimesh me qytetarë që synojnë të kuptojnë perceptimet e të rinjve për problemet sociale dhe pikëpamjet e tyre mbi zgjidhjet e mundshme të këtyre problemeve.
Në këtë raport, paraqesim gjetjet nga konsultimit me të rinjtë nga Maqedonia e Veriut mbi përvojat e tyre pozitive ose negative në internet dhe pikëpamjet e tyre se cilat veprime duhet të ndërmerren në aspekt të politikave dhe cilët palë të interesuara duhet t’i zbatojnë këto veprime për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.
Duke ndjekur të njëjtën metodologji të zhvilluar nga Qendra për Politika Evropiane (CEP) Bruksel, ngjarje të ngjashme u organizuan në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “ Të ndërtojmë të ardhmen së bashku: BE dhe Ballkani Perëndimor nga perspektiva e të rinjve”, i zbatuar nga rrjeti “Mendo për Evropën” (TEN), Qendra për Politika Evropiane (CEP) Bruksel , Instituti për Çështje Ndërkombëtare (IFI) Roma dhe Fondacioni Bronislaw Geremek – Varshavë. Projekti financohet nga programi “Evropa për Qytetarët”.