Analiza e cilësisë së vendimeve gjyqësore në fushën e procedurës kundërvajtëse

Analiza e cilësisë së vendimeve gjyqësore në fushën e procedurës kundërvajtëse punuar nga Dr. Marijana Llonçar Vellkova, përfshin 60 vendime anonime nga katër zonat e apelit të miratuara në peroudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, ku nji nga palët është person fizik. Analiza është bërë vetëm në bazë të treguesve cilësorë konform Metodologjisë për analizën e cilësisë dhe uniformitetit të vendimeve gjyqësore dhe e njëjta nuk përmban kuantifikimin e rezultateve të fituara në bazë të treguesve kuantitativë konform metodologjisë.

Gjatë analizimit të vendimeve gjyqësore, u bë një vlerësim i të gjithë vendimit, secilës pjesë të tij, mënyrës së paraqitjes së provave dhe ekzistencës së kundërshtimit, deklarimit të provave, përcaktimit nëse sanksioni i shqiptuar për kundërvajtje bazohet në dispozita ligjore, dmth nëse e drejta materiale është zbatuar si duhet dhe nëse a janë bërë lëndime të caktuara gjatë procedurës kundërvajtëse. Natyrisht, në vendimet e marra nga gjykatat e apelit, u analizuan udhëzimet e dhëna gjykatës themelore nëse çështja kthehet për rigjykim.

Gjetjejt kryesore:

  • Vendimet e Gjykatës së Apelit – Manastir, individualisht përmbajnë pjesët e nevojshme dhe janë strukturuar siç duhet. Numri më i madh i tyre janë të qarta dhe koncize, megjithatë pse ka vendime me devijime. Devijimet më të shpeshta janë kur aktgjykimet piraothen pa arsyetim. Në vendimet e Gjykatës së Apelit – Manastir përmbahen udhëzime të qarta për gjykatën themelore, përcaktohen në mënyrë të qartë arsyet për revokimin ose ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë si dhe jepet përgjigje në pretendimet ankimore që paraprakisht nuk janë deklaruar dhe në të cilat nuk ka përgjigje në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke i kushtuar vëmendje afatit për vjetërsimin absolut.
  • Në pjesën më të madhe të vendimeve në Gjykatën e Apelit – Gostivar, vërehet shkelje thelbësore të procedurës kundërvajtëse, veçanërisht në pjesën e vendimeve që nuk përmbajnë arsyetime. Vendimi është miratuar në mungesë, domethënë i pandehuri nuk e ka tërhequr ankesën. Nga vendimet e analizuara të Gjykatës së Apelit për pjesën më të madhe konkludohet se kanë mangësi që pjesërisht nuk janë thelbësore, ndërsa pjesërisht janë zbatuar gabimisht rregulloret ligjore pozitive.
  • Koncize, të qarta dhe të kuptueshme, me një përshkrim të mjaftueshëm të argumenteve të kundërta janë vendimet e Gjykatës të Apelit – Shkup. Në të njëjtën kohë, citohen ligje dhe sqarime për arsyet për shkak të cilave janë pranuar ose jo pretendimet ankimore, duke mbajtur llogari për çdo segment të vendimit të gjykatës themelore dhe duke e vlerësuar në tërësi, e jo vetëm në pjesën që është ankimuar. Vërehet se vendimet përmbajnë udhëzime të qarta drejtuar gjykatës themelore, gjatë kthimit të vendimit për rishikim, në mënyrë të qartë janë specifikuar arsyet për heqjen ose ndryshimin e vendimit.
  • Gjykatën e Apelit – Shtip, në masë më të madhe, vendimet i përmbajnë pjesët e nevojshme dhe të njëjtit janë të strukturuar në mënyrë të drejtë. Janë të miratuara në bazë të së drejtës materiale, kurse në përmbajtjen e shqiptimit merret parasysh edhe pohimi faktik i palëve përmes procedurës së dëshmimit. Vendimet e Gjykatës së Apelit – Shtip janë të shkurtra dhe me më pak sqarime krahasuar me vendimet e Gjykatës së Apelit – Shkup. Vendimet janë të kuptueshme dhe është mbajtur llogari për zbatimin e ligjeve.

 

Për sa i përket përfundimeve, analiza në nivel kombëtar tregon se cilësia e vendimeve gjyqësore është në thelb e mirë pavarësisht nga mangësitë, për sa i përket strukturës së tyre dhe logjikës ligjore, arsyetimit të vendimit dhe aspekteve gjuhësore (korrektësia gjuhësore dhe gramatikore). Vendimet e Zonave të Apelit Shkup dhe Manastir janë të një cilësie më të mirë se vendimet e zonave të apelit të Gostivarit dhe Shtipit, të cilat mund të shihen nga vlerësimi i cilësisë së vendimeve individuale dhe përfundimet e dhëna për secilën zonë të apelit në analizë.

Mund të konkludojmë në përgjithësi se vendimet e gjykatave në zonat e apelit tregojnë pabarazi, e cila është për shkak të specifikave të vëzhguara dhe deri diku dallimeve në drejtim të zhvillimit të procedurës, paraqitjes së provave, zbatimit të rregulloreve ligjore, aspekteve gjuhësore dhe gramatikore dhe karakteristikave të tjera. Megjithatë, barazia para ligjit dhe siguria juridike janë të pranishme në shumë prej vendimeve të analizuara.

Rekomandime

  • Përkushtim dhe vëmendje më e madhe gjatë përgatitjes së vendimeve
  • Të punohet në harmonizimin e praktikës gjyqësore
  • Gjykata Supreme të miratojë qëndrime parimore juridike, mendime parimore juridike, mendime juridike dhe konkluzione dhe vendime ose përfundime të takimeve të gjykatave të apelit për çështje të caktuara në procedurën e kundërvajtjes me qëllim që të vendoset një praktikë unike dhe të avancohet procedura kundërvajtëse.
  • Nevojitet një monitorim më i madh i vendimeve të gjykatave nga organet kompetente, si dhe të organizohen takime për shkëmbimin e përvojës dhe praktikës.
  • Të bëhen analiza krahasuese vjetore, duke marrë parasysh të gjitha kriteret e cilësisë dhe të vlerësimit të dhëna në Metodologjinë për analizën e cilësisë dhe uniformitetit të vendimeve gjyqësore.

 

Kjo analizë është bërë brenda projektit “Partneriteti Justicia: Kthimi i besimit të qytetarëve“, që e zbatojnë Instituti për politikë evropiane dhe Asociacioni ZENIT, financuar nga Bashkimi Evropian.

Comments are closed.