Të gjithë ju do të tradhtoni BE-në sonte! Flisni tani ose heshtni përgjithmonë!
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë pritje legjitime për të filluar negociatat e anëtаrësimit me BE-në tani. Maqedonia e Veriut ka ndjekur reforma të vështira dhe ka bërë kompromise të papara. Vendi ynë madje ndryshoi emrin kushtetues, duke qenë i nxitur nga premtimi për anëtarësim në BE.
Megjithatë, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme nesër ka gjasa të jemi dëshmitarë të një tradhëtie të rradhës. Kjo jo vetëm që do të jetë tradhëti ndaj qytetarëve, por edhe ndaj vlerave themeluese të BE-së, si dhe interesave të saj thelbësorë strategjikë.