Negociata aderuese midis BE dhe Maqedonisë së Veriut: pasojat e mundshme të kushteve bullgare
Në këtë dokument të shkurtër për politikë, analizojmë kushtet të cilat i parashtroi Qeveria Bullgare në lidhje me përgatitjen e kornizës negociuese dhe organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shqyrtojmë ndikimin e mundshëm dhe opsionet për tejkalimin e këtyre sfidave në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me fokus mbi kornizën negociuese që na paraprin në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit.