Prezantimi i raportit të të drejtave themelore 2020: Vlerësimi i standardeve të të drejtave të njeriut përmes prizmës së kartës së BE për të drejtat fundamentale

Instituti për politikë evropiane, Ministria për punë të jashtme dhe Komiteti Helsinkit për të drejtat e njeriut organizuan tryezë të rrumbullakët me temë: “Prezentimi i Raportit të të drejtave fundamentale 2020: Vlerësimi i standardeve të të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut përmes prizmës së Kartës së Bashkimit Evropian për të drejtat fundamentale me rast hapjen e negociatave aderuese me BE-në.”

Situata me të drejtat e njeriut në shtetitn tonë për herë të parë u përfshi në raportin për të drejtat themelore të njeriut të Agjensionit për të drejta fundamentale, me çka institucionet fitojnë mjet të dobishëm për krijimin dhe rishikimin e të gjitha politikave për të drejtat e njeriut në shtetin tonë, që duhet të kontribuojë në heqjen e barierrave dhe pengesave për realizimin e tyre.

Në tryezën e rrumbullakët, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të organizatave qytetare dhe institucioneve përgjegjëse për realizimin e të drejtave themelore, ku pikëpamje lidhur me temën dhanë ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov, Avokati i popullit dhe vëzhgues në Agjensionin e BE-së për të drejta fundamentale, Ixhet Memeti dhe drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska.

–       Ne asnjëherë nuk e shohim Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi vetëm si kërkesë nga Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, ligji është kriter i direktivave të BE-së, nuk është e drejtë “e butë”, nuk është aspekt i harmonizimit të disa dispozitave me praksë, në të kundërtën, është nevojë që të jemi në gjendje t’i plotësojmë kriteriumet në kapitullin 19, politikë sociale dhe në kapitullin 23, shpjegon Kacarska.

Sipas saj, shteti duhet të qëndron shumë mirë me shtetet-anëtare të Bashkimit për sa i përket harmonizimit me legjislacionin evropian, por ajo që do të duhet të punohet dhe që mbetet sfidë në periudhën e ardhshme është ndërtimi i praksës gjyqësore dhe implementimi i disa ligjeve siç janë ligji për mbrojtje sociale, aspektet inkluzive të ligjit për arsim fillor dhe dispozitat e reja për rregullim të gjuhës së urrejtjes.

Drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarska tha se Agjensioni përmes partnerëve nacional përpiqet të hartojë zhvillimet më të rëndësishme në legjislacion, dokumentet strategjike dhe politikat a miratuara nga institucionet.
Nga përvoja gjatë përgatitjes së raportit, theksoi Kacarska, çështje kryesore është dokumentacioni.

–       Për atë apeloj që institucionet në faqet e tyre të internetit t’i dokumentojnë të gjitha aktivitetet që i ndërmarrin, sepse kishim situata kur iu drejtuam ministrive dhe institucioneve të përfshijnë ndonjë aktivitiet, për të cilin ne jemi në dijeni që e kanë implementuar a nuk e kanë të prëfshirë në faqen e tyre të internetit. Përndryshe ajo thjesht nuk egziston për Agjensionin, tha Kacarska.

Në raport, thekson Kacarska, shënohet miratimi i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi i cili u shfuqizua nga Gjykata kushtetuese, ligji për mbrojtje sociale, aspektet inkluzive të ligjit për arsim fillor, dispozitat e reja për rregullim të gjuhës së urrejtjes, me theks në zbatimin e tyre dhe ndërtimin e praksës gjyqësore.

Raporti i Agjensionit Evropian për të drejta fundamentale u publikua më 11 qershor të këtij viti, ku përveç shteteve anëtare të BE-së dhe Britanisë së Madhe, të përfshira ishin edhe shteti ynë dhe Sërbia. EPI kontribuoi në këtë raport si partner nacional i FRA.

Comments are closed.