Propozimi i KE-së për metodologjinë e re të aderimit – më shumë kushtëzime dhe rigrupim në rajon

Feb 05, 2020

naum.lokoski

Lajme

0

Me propozimin e metodologjisë së re për negociata Komisioni thelbësisht e kënaq propozimin francez, edhe pse përpiqet ta amortizoj ndikimin e tij negativ. Në aspektin deklarativ më të fuqishëm janë formulimet e perspektivës për anëtarësim, theksi është vënë mbi kredibilitetin ndërsa janë zbutur formulimet e reversibilitetit të procesit.

Propozimi pjesërisht e shmang kontradiktën me procesin e stabilizim – asocimit nga non-pejperi francez kështu që përafrohen të dy proceset – aderimi dhe stabilizim asocimi.

Megjithatë, kryesisht respektohet propozimi i Francës për negociata në grupe, por i modifikuar, duke i respektuar kapitujt edhe përmes grupimit të tyre. Kjo potencialisht mund ta nënkuptoj reduktimin e pikave të vetos për vendet anëtare, megjithatë mbetet unanimiteti.

Procesi bëhet më kompleks edhe nga aspekti politik edhe nga ai teknik. Seriozisht fuqizohet kushtëzimi. Në negociata inkorporohen kritere ekonomikë, si dhe administrata publike në grupin “Bazat”, bashkë me kapitujt ekzistues 23 dhe 24. Propozohet të miratohen udhëzime (plan veprimet e deritanishëm për kapitujt 23 dhe 24) edhe për institucionet demokratike dhe administratën publike – fusha në të cilat nuk ekziston acquis i fuqishëm. Fokusi vendoset në përmbushjen e kritereve për hapjen e grupeve – përmbushje të prioriteteve para çeljes së negociatave për një grup të kapitujve. Asnjë kapitull nuk  mbyllet përkohësisht para se të përmbushen kriteret kalimtare për sundimin e së drejtës.

Diskutabile mbetet çështja e vendosjes dhe matjes së përmbushjes së kushteve – kritereve, veçanërisht me inkorporimin e kritereve ekonomikë dhe administratës publike në negociata.

Sa u përket përfitimeve që duhet t’i ndjejnë qytetarët nuk ka asgjë konkrete. Flitet për “integrim të përshpejtuar” dhe për përfitime potenciale të cilat do të përcaktohen në trupat e MSA ose për “integrim gradual”: hyrje graduale në politikë, tregje dhe programe; më shumë mjete nga IPA dhe bashkëpunim me FMN. Nga ana tjetër, nuk ka paralajmërime për rritjen e buxhetit për ndihmë para-aderuese, e as për të anëtarësuarit në strukturën e saj.

Përveç konfirmimit të mundësive për ndërprerjen, përkatësisht suspendimin e negociatave, të cilat janë të përfshira edhe në kornizat e deritanishme të negociatave, megjithatë nuk janë shfrytëzuar, në mënyrë eksplicite është përfshirë edhe mundësia e rihapjes së kapitujve përkohësisht të mbyllur, e që përsëri është edhe opsion aktual meqë të gjithë kapitujt mbyllen vetëm provizorisht derisa negociatat nuk përfundojnë tërësisht. Propozohet mundësia në rast të stagnimit ose regresit të miratohen rekomandimet e Komisionit me procedurë të shkurtuar në Këshill (pëlqim me heshtje), nëse Këshilli me shumicë të kualifikuar nuk e hedhë poshtë rekomandimin e Komisionit.

Propozimi i Komisionit e thellon dallimin midis shteteve të rajonit, meqë në mënyrë eksplicite thuhet se kornizat negocuese për shtetet të cilat tanimë janë në procesin e negociatave tanimë nuk do të ndryshojnë por ato vet mund të dakordësohen për implementimin praktik të ndryshimeve të propozuara, siç është grupimi i tyre tematik ose mundësitë për integrim të përshpejtuar.

Sa i përket propozimit të Komisionit priten diskutime intensive brenda dhe midis shteteve anëtare gjatë muajve në vijim para Samitit të Zagrebit.

Meqë bëhet fjalë për pasoja serioze të qasjes dhe metodologjisë së ndryshuar të procesit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, konsiderojmë se Qeveria duhet t’i qaset me kujdes vlerësimit të pasojave dhe të organizoj debat gjithëpërfshirës për Propozimin, pa e pranuar përkatësisht pa e mbështetur të njëjtin “blanko”. Duhet të përsëriten parimet e progresit të procesit sipas meritave dhe kushteve të njëjta për të gjithë në rajon, ndërkaq edhe në të ardhmen të insistohet për hapjen imanente të negociatave. Fokusi duhet të vihet mbi dialogun për vendosjen e kushteve dhe për përmbushjen e tyre, si dhe të insistohet që kushtet të jenë në kuadër të acquis të Bashkimit Evropian. Lobimi tek vendet-anëtare në periudhën e ardhshme të shqyrtimit të këtij propozimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Nivelin relativisht të lartë të harmonizimit me acquis të BE-së sipas kapitujve në krahasim me shtetet e rajonit të cilat tanimë janë në procesin e negociatave, shteti ynë duhet ta shfrytëzoj në drejtim të integrimit të përshpejtuar në fusha të caktuara.

Reversibiliteti i mundshëm i procesit dhe i strukturave të MSA duhet të jenë përparësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut meqë deri më tani kemi 15 cikle të takimeve të trupave, por vetëm nëse çdo qeveri nuk fillon nga e para dhe vetëm krijon dhe rikrijon struktura të reja, në vend që të përfitoj nga përvojat dhe njohuritë ekzistuese si dhe ta avancoj me njohuri të reja.

Veç tjerash, do të jetë e nevojshme që të rishikohen edhe strukturat ekzistuese, të shmanget paralelizmi, të sigurohet komplementariteti me strukturat e MSA dhe të rishikohen instrumentet ekzistues të harmonizimit.

Comments are closed.