FRANET – Agjensioni i BE-së për të drejta themelore
Agjensioni i Bashkimit Evropian për të drejta themelore (Fundamental Rights Agency, FRA) zgjodhi Institutin për politikë evropiane – Shkup (EPI) për partner të saj nga Maqedonia për implementim të hulumtimeve lidhur me çështje nga komeptencat e saja. FRA është nji nga agjensionet e decentralizuara të Bashkimit Evropian si dhe është qendër për ekpsertizë nga sfera e të drejtave themelore të Bashkimit Evropian. Synimi i këtij agjensioni është të japë mbështetje eksperte dhe këshilla institucioneve të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare me qëllim që të sigurojë mbrojtje të të drejtave themelore të të gjithë qytetarëve që jetojnë në BE. Pjesë e temave kryesore në të cilat punon Agjensioni janë: gjinia dhe barazia gjinore, LGBTIQ, Romët, persona me aftësi të kufizuara, racizëm dhe jo tolerancë, krime të urrejtjes, mbrojtje të të dhënave, azil dhe migrime, qasje në drejtësi dhe të drejtat e fëmijëve.
Me këtë, EPI bëhet pjesë e FRANET – rrjet hulumtues multidisciplinor i Agjensionit që egziston që nga viti 2011, në të cilin është i kyçyr një partner hulumtues apo konzorcium prej secilit shtet anëtar të Bashkimit Evropian, por që nga ky vit ky rrjet u zgjerua edhe në Maqedoni. FRANET përpunon studime tematike, raporte dhe njohtime të shkurta lidhur me tema të ndryshme nga sfera e të drejtave themelore.