VIDEO: Debata nacionale demokratike
Në maj dhe qershor të këtij viti, Instituti për politikë evropiane – EPI, për herë të dytë implementoi anketë debatuese në bashkëpunim me Universitetin Stanford nga SHBA. Anketa debatuese është formë e veçantë e konsultimeve politike që kombinon teknikat e sondazhit të opinionit publik dhe diskutimit publik. Ajo synon të paraqesë se si do të dukej opinioni publik për një temë të caktuar, nëse qytetarët do të kishin mundësi të njihen më shumë me temën. Anketa debatuese i pasqyron preferencat dhe opinionet e qytetarëve si para ashtu edhe pas njoftimit të detajuar me temën.
Njihuni më mirë me konceptin dhe me rezultatet nga debata anketuese me videon në vijim: