Debata nacionale demokratike – Promovimi i tranzicionit të suksesshëm demokratik në Maqedoni
Projekti “Debata nacionale demokratike – promovimi i tranzicionit të suksesshëm demokratik në Maqedoni”, finansuar nga National Endowment for Democracy, ka për qëllim të mundëson forum për shkëmbim të ideve, përmes kyçjes direkte të qytetarëve dhe pjesëmarrjes së tyre në procesin e debatës publike dhe kontribut në krijimin e politikave publike. Forumi mundëson njohuri burimore për qëndrimet e publikut të përgjithshëm dhe ekspertëve dhe ndryshimin e qëndrimeve të tyre përmes anketës debatuese rreth mekanizmave për tranzicion efektiv demokratik në Maqedoni e Veriut.
Kjo metodë inovative kryhet në bashkëpunim me Qendrën për demokraci deliberative të Universitetit të Stenfordit në SHBA. Projekti zbatohet në nivel qëndror, duke i përfshirë tetë rajonet planore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forumi do të ofrojë debatë inovative për kuptimin e mirëfilltë të reformave në gjyqësor, punën e Kuvendit, reformat në administratën publike, mbrotjen sociale dhe ligji për mbrojtje nga diskriminimi dhe ligji për gjuhët. Me këtë presim të zmadhohet bashkëpunimi mes organizatave qytetare dhe institucioneve kompetente në pjesën e krijimit të politikave publike, duke marrë parasysh problemet dhe prioritetet e qytetarëve.
Në suaza të këtij proekti u realizua anketë të nji shembulli reprezentues nga i gjithë territori, dhe rreth 150 prej tyre do të marrin pjesë në anketën debative përfundimtare, ku qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje drejtuar aktorëve relevant.
Anketa debative do të mbahet më 22 dhe 23 qershor në Shkup.