“Rritje e pabarazisë dhe ngacmimeve si rezultat i mbrojtes së çaluar të të drejtave të njeriut” gjetje nga Raporti për të Drejta Themelore, 2019, i Agjensionit për të Drejtat Themelore

Jun 06, 2019

naum.lokoski

Lajme

0

Këtë vit Raporti për të Drejtat Themelore reflekton në zhvillimin dhe ngecjet e mbrojtjes të të drejtave themelore në BE gjatë vitit të kaluar. Shumë njerëz në BE janë të rrezikuar nga rritja e jotolerancës dhe sulmet ndaj të drejtave themelore vazhdojnë të shkatërrojnë progresin e arritur deri tani. Si partner hulumtues nacional i Agjensionit për të Drejta Themelore dhe pjesë e FRANET, Instituti për politikë evropiane – Shkup ju fton të lexoni më shumë për gjetjet e raportit vjetor të FRA.

“Kambanat alarmuese po bien në BE me rritjen e pabarazisë, ngacmimeve dhe paragjykimeve. Kemi nevojë për përgjigje të forta që përshkruajnë benefitet e të drejtave dhe të sigurojmë përgjigje për pabarazitë që na mbajnë mbrapa nga një shoqëri e drejtë ku çdokush mund të përparojë.” thotë drejtori i FRA Michael O’Flaherty.

Arritje të rëndësishme ishin ratifikimi i Koventës të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) nga të gjithë shtetet anëtare të BE  dhe i Marrëveshjes Provisionale të Aktit Evropian për Akses. Në nivel botëror, Agjenda 2030 dhe 17 Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm përshkruajnë një plan për një botë më të mirë me barazi, drejtësi dhe paqe. Megjithatë për të pasur sukses, të drejtat e njeriut duhet të përfshihen përmbrenda tyre, siç përshkruan raporti në pjesën kryesore.

Çështje të tjera kryesore përfshijnë:

  • Diskriminimi racor dhe ngacmimi mbeten të shpeshta në të gjithë Bashkimin Evropian. Siç tregojnë anketat e FRA, duke u vërejtur kjo dukuri institucionet e BE-së miratuan masa për të luftuar antisemitizmin dhe për të trajtuar racizmin ndaj afro-evropijanëve. Për shkak të ngjyrës të lëkurës, besimeve fetare dhe etnicitetit, në BE njerëzit ende ballafaqohen me diskriminim, ngacmim, paragjykim dhe profilizim etnik diskriminues. Për shembull, 1 në 5 persona të ngjyrës të zezë dhe përafërsisht 3 në 10 evrej përjetojnë ngacmime. Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të zhvillojnë plane nacionale për të luftuar racizmin dhe diskriminimin racor. Gjithashtu, duhet të ndërmarrin qëndrim më të qëndrueshëm kundër kundër krimit të urrejtjes dhe gjuhës të urrejtjes duke i inçizuar, hulumtuar dhe ndjekjen e incidenteve të dyshuara.
  • Integrimi i refugjatëve kishte përparime pavarësisht pengesave rë ndryshme. Megjithatë, gati 4 në 10 evropian konsiderojnë migrimin si problematik. Gjithashtu, pohimet e migrantëve, përfshirë fëmijë që shtyhen me dhunë, në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe keqtrajtimi nga policët vazhdojnë. Veprime të tilla, nënvizojnë nevojën urgjente që shtetet anëtare të veprojnë tani për të ndaluar abuzimet e tilla dhe për të siguruar që procedurat e azilit dhe kthihimit respoektojnë ligjin e azilit të BE-së dhe të drejtat e njeriut.
  • Shkalla e varfërisë së fëmijëve në BE është përmirësuar por ende 1 në 4 fëmijë janë në rrezik varfërie. Kjo don të thotë që, në nji nga rajonet më të pasura në botë, ka fëmijë që flejnë me bark të uritur dhe jetojnë në kushte të vështira, kushte në të cilat pësojnë shëndeti dhe arsimi. Për fëmijët me prindër të huaj, rreziku ëeshë i lartë sa 4 në 10. Fëmijët nga minoritetet etnike vazhdojnë të jenë të margjinalizuar. Për shembull, 15% të fëmijëve Rom përjetojnë arsim të segreguar. BE dhe shtetet anëtare duhet të ndajnë fonde për masa për zvogëlimin e varfërisë së fëmijëve. Ato gjithashtu duhet t’i rrisin përpjekjet për të adresuar diskriminimin e fëmijëve minoritarë për të rritur përfshirjen sociale dhe integrimin e tyre.

Raporti përmbledh dhe analizon zhvillimet e mëdhaja të të drejtave të njeriut në BE në vitin 2018. Përmban propozime për veprime ku përfshin Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore dhe përdorimin e saj nga shtetet anëtare; barazi dhe antidiskriminim; racism, ksenofobi dhe jo tolerancë; integrim të Romëve; azil, kufij dhe migracion; shoqëri informatike, privatësi dhe mrbrojtje të të dhënave; të drejtat e fëmijëve; qasje në drejtësi; dhe implementimi i Konventës të KB pë të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Comments are closed.