U prezentua “Draft – raporti në hije për Kapitullin 23 për periudhën qershor 2018 – mars 2019”.

Apr 17, 2019

naum.lokoski

Lajme

0

Periudhën e kaluar në Maqedoninë e Veriut u miratuan ligjet kyçe të reformave në sferën e gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut, po mbetet të shihen rezultatet e zbatimit praktik të ligjeve, të cilat do të jenë të rëndësishëm për negociatat aderuese për anëtarësim në BE në Kapitullin 23.

Kjo u potencua në dialogun e sotëm për politikë “Reformat në Kapitullin 23” të organizuar në suaza të projektit “Rrjeti 23 – Rrjetësim për ndikim (NETWIT 23)”, i implementuar nga Instituti për politikë evropiane (EPI) dhe Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Në ngjarjen e sotme u prezentua “Draft – raporti i katërt në hije për Kapitullin 23 për periudhën qershor 2018 – mars 2019”.

“Është e rëndësishme të theksohet se implementimi i ligjeve të miratuara ka ende për të ndodhur, por duke pasur parasysh diskutimet e gjata për këta ligje, duhet të theksohet se këto janë ligje që morrën mendime pozitive nga Komisioni Venecias dhe presim që do të vëndojnë bazë të mirë për përmirësimin e gaimeve të caktuara që i vërtetuam gjatë viteve të kaluara, që u detektuan dhe në raportin e Reinhard Priebe dhe grupës së ekspertëve” potencoi drejtoresha e EPI, Simonida Kacarska.

Ajo shtoi se ky raport është gjithëpërfshirës për Kapitullin 23 që përfshin gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

 

Kacarska theksoi se ligj kyç i reformave në sferën e antikorrupsionit ishte Ligji për luftë kundër korrupsionit, si dhe zgjedhja e Komisionit antikorrupsion, dhe mënyra se si u zgjodh komisioni.

“Ajo që duhet ta kemi parasysh është se rëndë është të vërtetohet dosie e arritjeve për ligjet që nuk janë nënshkrujatur nga ana e kryetarit të shtetit ose ndodhen në procedurë parlamentare, dhe mesiguri raporti ynë i ardhshëm do të fokusohet në dosienë e arritjeve dhe efekteve të këtyre ligjeve, dhe institucionet do të duhet t’i ndjekin në periudhën e ardhshme që të mund t’i vlerësojnë efektet e tyre që është veçanërisht e rëndësishmenë kontekstin e hapjes së negociatave dhe skriningut, që rrjedh për momentin” shtoi ajo.

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, theksoi se në periudhën raportuese u miratuan ligje kruciale, siç është Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi si dhe Ligji për ndërprerje të shtatzanisë. Ajo vuri re se edhe pse këto ligje nuk ishin të nënshkruara nga kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, megjithatë janë hap i madh përpara kur bëhet fjalë për grupet e rrezikuara, posaqërisht LGBT.

“Mbetet të finalizohet edhe burgu për mitur. Do të jetë e një rëndësie të veçantë sepse për momentin të dënuarit e mitur që gjinden në Ohër, ku nuk kanë mundësi për edukim, e as për risocializim” tha Pirovska dhe shtoi se ende vërehen fenomenet e njejta negative, lidhur me insitucionet korrektuese penitenciare dhe arsimore, sidomos me mbrojtjen shëndetësore të të dënuarve.

“Në periudhën raportuese u hap reparti i ri në burgun në Idrizovë që e vizitova para disa kohësh dhe është i ndërtuar sipas të gjitha standardeve, dhe se rreth 600 të të dënuar duhet të zhvendosen aty dhe t’u mundësohet qëndrim i denjë në këto institucione” veçoi Pirovska.

“Raporti në mënyrë të përshtatshme i detekton të metat dhe përparimin. Ne mundohemi që me qasje inkluzive dhe në mënyrë transparente të punojmë dhe të marrim mendime nga të gjithë palët e interesuara” theksoi Ljubica Karamandi Popçevski, këshilltare shtetërore në Ministrinë e drejtësisë. Ajo shtoi se është sfidë që Komisioni Venecian dhe GREKO nuk kanë rekomandime të njejta.

Vlladimir Georgiev nga Komisioni shtetëror zgjedhor theksoi se draft-raporti në mënyrë reale i prezenton gjendjet në politikat e antikorrupsionit. Ai tha se duhet të punohet në pajtueshmërinë me rekomandimet e GREKO-s, sepse sipas raportit të fundit 6 nga 19 masat janë në pajtueshmëri.

Vërejtjet nga dialogu i sotëm për politikë do të jenë pjesë integrale i verzionit final të “Raportit në hije për Kapitullin 23 për periudhën qershor 2018 – mars 2019”, që më tej do të prezentohet dhe shpërndahet me palët kyçe nacionale si dhe ndërkombëtare.

Post by Naum Naum

Comments are closed.