Rrjeti 23: Përmbledhje e rezymeve të studimeve të grantistëve
Qëllimi kryesor i Projektit “Rrjeti 23”, të cilin e realizon Instituti për Politikë
Evropiane – Shkup, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe Qendra për Menaxhimin me Ndryshimet, është kontribut i strukturuar i shoqërisë civile në monitorimin dhe vlerësimin e politikave të përfshira me Kapitullin 23 – Jurisprudenca dhe Të Drejtat Themelore.
Përmes Projektit, në mënyrë transparente, iu ndanë dhjetë grante organizatave të tjera qytetare, të cilat zbatuan hulumtime dhe aktivitete të tjera si kontribut për monitorimin dhe vlerësimin efektiv të politikave të përfshira me Kapitullin 23 nga anëtarësimi në BE. Si produkt final i hulumtimeve të këtilla, u përpiluan dokumente për politikë publike, me rekomandime për tejkalimin e problemeve të përcaktuara. Të dhënat e tyre janë përfshirë në Analizën e fushave nga Kapitulli 23 “Jurisprudenca dhe Të Drejtat Themelore në Republikën e Maqedonisë”, si “Raport i parë në hije” të organizatave qytetare maqedonase për gjendjet në fushat që i përfshin ky Kapitull. Në bashkëngjitje janë rezymetë e dokumenteve për politikat publike.