Përfitimet dhe sfidat ekonomike nga anëtarësimi në NATO (Debata qytetare për NATO)

Ky hulumtim jep përgjigje në tre pyetjet kyçe për efektet potenciale ekonomike nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO:

1) Cilat janë implikacionet buxhetore për Maqedoninë, nëse bëhet anëtare e NATOs?;

2) A mund të pritet rritje e bruto prodhimit vendor, neto investimet e huaja direkte hyrëse dhe indeksit global të konurencës, dhe zvogëlimin e nivelit të papunësisë si ndryshim pozitiv në ekonominë maqedonase si pasojë e drejpërdrejtë nga anëtarësimi në NATO?;

3) A kanë shtetet anëtare të NATOs nivel më të lartë të sundimit të mirë dhe a kontribon ky sundim ndryshime pozitive në ekonomi?

Duke u fokusuar në këto tre pyetje, pra a mund të vërtetohet se anëtarësimi në NATO është apo nuk është arsye për ndryshimet në indikatorët ekonomik dhe indikatorët për sundim të mirë, kjo analizë nuk ofron analiza individuale të të gjithë faktorëve të mundshëm që kanë kontribuar në ndryshimet në shtet në lidhje me indikatorët e lart përmendur, që mund të jenë temë e analizave gjithëpërfshirëse kualitative dhe kuantitative.

Comments are closed.