Zbatimi i VNR-së mbi Ligjin për gjykata
Kohëzgjatja e projektit: Janar – Dhjetor 2018
Lokacioni: Shkup dhe tre zonat tjera të apelit (Shtip, Manastir dhe Gostivar)
Mbështetja financiare e shprehur në euro: 9.991 EUR
Qëllimi i projektit është të avancohet zbatimi i vlerësimit të ndikimit të rregullativës (VNR) në korpusin e ligjeve që dalin nga Reformat në gjyqësorin në Republikë e Maqedonisë. -Të njihet dobia e VNR-së në procesin e vendimmarrjes dhe të avancohet cilësia e procesit të vendimmarrjes të bazuar në fakte dhe hulumtime.
Grupet e synuara në suaza të projektit janë
- ● Organizatat qytetare aktive në ndjekjen dhe evaluimin e politikave publike nga sfera e gjyqësorit.
- ● Institucionet shtetërore (Ministria e Drejtësisë)
- ● Shoqata e gjyqtarëve e Republikës së Maqedonisë
Anëtarë të grupit punues për Kapitullin 23 në suaza të strukturës NPAA.
Si përdorues përfundimtar tëprojektit identifikohen shërbyesit shtetëror dhe shërbyesit gjyqësor të cilët në mënyrë direkte punojnë në përgatitjen e vendimeve gjyqësore nga sfera e gjyqësorit, mediumet që kanë nevojë për më shumë informata për përmbajtjen dhe ndikimin e vendimeve gjyqësore dhe publiku më i gjër që ka interes direkt për cilësinë e ligjdhënësit.
Rezultate: Me implementimin e projektit të parashikuar, parashikohet të arrihen këto tre rezultate:
- ● Forcimi i bashkëpunimit në mes institucioneve gjyqësore dhe organizatave qytetare në zbatimin e VNR-së.
- ● Kontribut në diskursin shkencor për kuptimin e VNR-së në përgatitjen e legjislacionit nëpërmjet Ligjit për gjykata
Vetëdije e forcuar për kuptimin e VNR-së nëpërmjet promovimit të rezultateve të projektit në publik.
Realizimi i projektit do të zbatohet në tre faza.
Faza përgatitore
- ● Analiza e regullativës egzistuese dhe ndryshime të rekomanduara të Ligjit për gjykata dhe rekomandime të mëparshme të Komisionit Evropian dhe Komisionit Venecian.
- ● Identifikimi i shembujve të vlerësimit të rregullativës, duke pasur parasysh dhe qasjen metodologjike të projektit VNR nën hije
Faza hulumtuese
- ● Organizimi i 4 fokus grupeve dhe intervista me grupet e synuara për zbatimin e VNR-së për Ligjin për gjykata (nga nji në secilën zonë të apelit)
- ● Përgatija e studimit për zbatimin e VNR-së mbi Ligjin për gjykata
Faza komunikuese
● Event publik në Shkup për promovimin e gjetjeve nga hulumtimi.
Personat për kontakt
Aleksandar Jovanoski, drejtor projekti ([email protected]
Iva Conevska, menacher projekti ([email protected])