Prezentimi i projektit “Bashkëpunimi Justitia: rifitimi i besimit të qytetarëve”

Feb 01, 2019

epiadmin

Lajme

0

Hulumtuesja e EPI, Iva Conevska, në ngjarjen fillestare për IPA 2 shemën grantuese “Përforcimi i ndikimit të shoqërisë civile për reforma efektive në sektorin gjyqësor”, i finansuar nga Bashkimi Evropian, prezentoi qëllimet, rezultatet dhe aktivitetet e projektit “Bashkëpunimi Justitia: rifitimi i besimit të qytetarëve”, të cilin e implementon organizata jonë së bashku me Asociacionin për iniciativa zhvilluese – ZENIT, në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë.

Në ngjarjen, që u mbajt me 31 janar në EU infoqendrën në Shkup u promovua projekti për përforcimin e shoqërisë civile për reforma efikase në gjyqësor.

Qëllimi i këtij projekti  është të mundohemi të japim kontribut për kthimin e besimit të qytetarëve në sektorin gjyqësor, me kyçjen e shoqërisë civile në reformat qënjësore.

Nëpërmjet këtij projekti do të mundohemi të sigurojmë ndjekje të strukturuar dhe kontribut gjithpërfshirës nga ana e shoqërisë civile në implementimin e Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor, si dhe përforcimin e kapaciteteve të organizatave qytetare dhe palëve të interesuara të sektorit gjyqësor në procesin e reformave në gjyqësi. Gjithashtu, me këtë projekt pritet të mbështetet dhe të promovohet dialog për reformat në sektorin gjyqësor në mes organizatave qytetare, palëve të interesuara nëpërmjet përfaqësimit të politikave publike.

Më shumë lidhur me projektin mund të gjeni në linkun në vijim.

Post by epiadmin

Comments are closed.