Përfitimet dhe sfidat ekonomike nga anëtarësimi në NATO (hulumtim)
Hulumtimi “Përfitimet dhe sfidat ekonomike nga anëtarësimi në NATO”, punuar nga m-r. Ivana Vellkovska, është drejtuar kah vërtetimi i efekteve ekonomike nga anëtarësimi në NATO. Për atë qëllim, është përpunuar analizë krahasuese e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Romanisë dhe Maqedonisë, për vërtetimin e implikacioneve buxhetore, efektin mbi BPV dhe investimeve të huaja direkte, si dhe indikatorë për sundim të drejtë.
Sipas analizës së indikatorëve nga Banka Botërore dhe literaturës egzistuese ekonomike, sundimi i drejtë zmadhohet në shtetet e hulumtuara dhe ajo vlen pozitivisht mbi ekonominë. Lidhur me BPV vërehet zmadhim mesatar për 90% në periudhën prej pesë viteve pas aderimit në NATO, krahasuar me periudhën e pesë viteve para derimit në NATO në shtetet e analizuara dhe zmadhim mesatar i investimeve të huaja direkte për 292%. Megjithatë, nuk mund të vërtetohet se këto ndryshime pozitive janë pasojë direkte e anëtarësimit në NATO, sepse njëkohësisht shtetet kalojnë edhe nëpër procese të tjera integruese në Bashkimin Evropian. Përsëri, egzistimi i korelacionit në mes këtyre ndryshimeve pozitive dhe anëtarësimit në NATO janë inkurajuese për nji shtet potencial anëtar si Maqedonia.
—
Ky hulumtim publikohet në kuadër të projektit Debata qytetare për NATO, që e implementon Instituti për politikë evropiane – Shkup, finasuar nga Ministria e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë. Qëndrimet e shprehura në këtë hulumtim janë qëndrime të autorit dhe nuk i përfaqësojnë qëndrimet e Institutit për politikë evropiane – Shkup dhe të Ministrisë së mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë.
Економски придобивки и предизвици од членството во НАТО [Граѓанска дебата за НАТО] [.pdf 2571KB]