Jo në emrin tonë!
I respektuar kryetar i Kuvendit,
të respektuar propozues të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar,
të respektuar deputetë,
Ne, organizatat qytetare të nënshkruara më poshtë, kërkojmë që menjëherë ta tërhiqni nga rendi i ditës Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me procedurë të shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kaleska Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidia Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi.
Insistojmë për tërheqjen e propozimit, për shkak të ndryshimit të neneve të Kodit Penal, me të cilat do të mundësohet që për rastet që i udhëheq PSP-ja të shqiptohen dënime më të vogla ose veprat të vjetrohen dhe në këtë mënyrë të mos ketë përgjegjësi për krimin.
Është e papranueshme të ndryshohet Kodi Penal dhe cili do qoftë ligj tjetër për t’i shmangur drejtësisë dhe të vazhdohet me robërimin e shtetit nga partitë politike. Në këtë mënyrë, amnistohen krimi dhe korrupsioni, dhe vazhdon mosndëshkimi.
Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni
Fondacioni për internet dhe shoqëri – “Metamorfozis”
OJQ-ja “Infocentar”
Qendra për strategji evropiane – “Eurothink”
Forumi – QHSD
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”
Instituti për demokraci “Societas civilis”- Shkup
Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë
Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë
Agora – Qendra për promovimin e vlerave qytetare – Shkup
CIVIL – Qendra për liri i bashkëngjitet iniciativës
Koalicioni MARGJINAT
Qendra për arte bashkëkohore
Instituti për politikë evropiane – Shkup
Instituti për të drejtat e njeriut
Shoqata e qytetarëve – Forumi arsimor rinor
Proficio