Dita evropiane e drejtësisë qytetare
Me rastin e 25 Tetorit – Ditës Evropiane të Drejtësisë Qytetare, Instituti për politikë evropiane së bashku me Odën e medijatorëve dhe Qendrën për hulumtime dhe analiza juridike organizuan eveniment promovues për medijacion. Evenimenti u mbajt në qendër të kryeqytetit ku qytetarët kishin mundësinë të flasin me medijatorët dhe të njihen me medijacionin si mënyrë alternative për zgjidhjen e kontesteve dhe përfitimet nga kjo mënyrë e zgjidhjes së kontesteve.